Lajme dhe Ngjarje
Menagjmenti i MuSPP-it dhe kryetari i Komunës së Ferizajt diskutojnë për masat e reduktimit të pasojave të përmbytjeve
Me 9 Mars 2010, Menagjmenti
i MuSPP-it u takua me kryetarin e Ferizajt për të diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit
në identifikimin e zonave të përmbytjeve. Qëllimi i takimit ishte që kryetarit
dhe stafit komunal tu prezentohen këshillat teknike për përmbytjet me qëllim të
marrjes së vendimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për identifikimin dhe
përmirësimin e zonës.
Profesori Zoran Milutinovic nga IZIIS i prezentoi këshillat
teknike, duke i ofruar dy zgjidhje të mundshme si: rehabilitimin e shtratit të
lumit(vendsojen e murit), pa prishjen e drejtimit të rjedhës së lumit si dhe rregullimin
e rjedhës qëndrore duke e rehabilituar shtratin e lumit. Profesori theksoi se
me rëndësi do të ishte ulja e nivelit të tokës, por sipas tij kjo pjesë ka
nevojë të studiohet edhe më tutje nga ana e stafit komunal.
Pyetjet që dolën kryesisht kishin të bënin me tokën bujqësore, që
aktualisht identifikohet si zonë e ardhshme e banimit në Planin Zhvillimor
Urban, ku kjo gjë duhet të ndryshojë, me qëllim që zhvillimi të ndalet në këtë
zonë.
Pas takimit në zyren e kryetarit, takimi vazhdoi me drejtorët e
Urbanizmit dhe Planifikimit si dhe me homolgët komunalë, ku u theksua se të
arriturat e këtij projekti janë në dobi të komunës. Për vazhdimin e këtij
projekti në të ardhmen dhe për ta
respektuar afatin e prezentimit të projekteve kapitale, komuna u pajtua që ta elaborojë
këtë projet duke i shënuar zgjidhjet e preferuara teknike.