Lajme dhe Ngjarje
Planet komunale, mjet i nevojshëm për formësimin e të ardhmes së komunës
Programi i Mbështetjes
së Planifikimit Hapësinor Komunal MusPP në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit
dhe Planifikimit Hapësinor e organizuan takimin e zhvillimit të programit me 19
Maj në Prishtinë. Në këtë takim morrën pjesë udhëheqës të qeverisë qendrore dhe
lokale, si ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), Z. Sadri Ferati,
sekretari permanent në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Z. Arben Citaku, Drejtori i SIDA-s për Kosovë,
Z. Anders Ohrstrom, Udhëheqësi i Zyres së
UN-HABITAT-it në Varshavë, Z. Krzysztof Mularczyk, Drejtori ekzekutiv i
Asociacionit të Komunave të Kosovës , Z. Sazan Ibrahimi, kryetarët e komunave
partnere të MuSPP-it, kryetarët e komunave të reja, si dhe përfaqësues të
agjencioneve të ndryshme ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.
Në fjalën
hyrëse, Udhëheqësja e zyres së UN-HABITAT-it në Kosovë, Znj. Krystyna Galezia, e
përmendi rëndësinë e planeve zhvillimore komunale për zhvillim të qëndrueshëm të
komunave në Kosovë si dhe për menagjimin efektiv të tyre.
Ky takim për
qëllim kryesor kishte që të diskutohet qasja e MusPP-it dhe të bëhet shkëmbimi
i përvojave në mbështetjen e dhënë në hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale(PZHK),
Planeve Zhvillimore Urbane(PZHU) dhe atyre regulative dhe në ndërlidhjen e këtyre
planeve me Projektet Investuese Kapitale që janë ne implementim e sipër nga
MuSPP-i.
Departamenti
i Planifikimit Hapësinor në MMPH prezentoi për fazën e tanishme të hartimit të
PZHK-së dhe PZHU-së nga komunat në Kosovë.
Ministri i
MAPL-së Z. Ferati, deklaroi se Kosova ka fituar përvojë të madhe në planifikim,
falë programeve të implementuara nga UN-HABITAT-i ndër vite duke përfshirë edhe
MUSPP-in, që i mbështet komunat në Kosovë në planifikim, derisa kanë mbetur vetëm
disa komuna të cilat janë në hartim e sipër të këtyre planeve, pasiqë komunat
tjera i kanë kompletuar ato.
Komunat dytësore
në Kosovë janë duke i hartuar Planet Rregullative Urbane, që janë plane më të
detajizuara që dalin nga PZHK-të dhe PZHU-të. Këto komuna janë mbështetur nga UN-HABITAT-i
gjatë fazës së parë të MuSPP-it (2006-2008).