Lajme dhe Ngjarje

Planet komunale, mjet i nevojshëm për formësimin e të ardhmes së komunës

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal MusPP në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e organizuan takimin e zhvillimit të programit me 19 Maj në Prishtinë. Në këtë takim morrën pjesë udhëheqës të qeverisë qendrore dhe lokale, si ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), Z. Sadri Ferati, sekretari permanent në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  Z. Arben Citaku, Drejtori i SIDA-s për Kosovë,  Z. Anders Ohrstrom, Udhëheqësi i Zyres së UN-HABITAT-it në Varshavë, Z. Krzysztof Mularczyk, Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës , Z. Sazan Ibrahimi, kryetarët e komunave partnere të MuSPP-it, kryetarët e komunave të reja, si dhe përfaqësues të agjencioneve të ndryshme ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.

Në fjalën hyrëse, Udhëheqësja e zyres së UN-HABITAT-it në Kosovë, Znj. Krystyna Galezia, e përmendi rëndësinë e planeve zhvillimore komunale për zhvillim të qëndrueshëm të komunave në Kosovë si dhe për menagjimin efektiv të tyre.

Ky takim për qëllim kryesor kishte që të diskutohet qasja e MusPP-it dhe të bëhet shkëmbimi i përvojave në mbështetjen e dhënë në hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale(PZHK), Planeve Zhvillimore Urbane(PZHU) dhe atyre regulative dhe në ndërlidhjen e këtyre planeve me Projektet Investuese Kapitale që janë ne implementim e sipër nga MuSPP-i.

Departamenti i Planifikimit Hapësinor në MMPH prezentoi për fazën e tanishme të hartimit të PZHK-së dhe PZHU-së nga komunat në Kosovë.

Ministri i MAPL-së Z. Ferati, deklaroi se Kosova ka fituar përvojë të madhe në planifikim, falë programeve të implementuara nga UN-HABITAT-i ndër vite duke përfshirë edhe MUSPP-in, që i mbështet komunat në Kosovë në planifikim, derisa kanë mbetur vetëm disa komuna të cilat janë në hartim e sipër të këtyre planeve, pasiqë komunat tjera i kanë kompletuar ato.

Komunat dytësore në Kosovë janë duke i hartuar Planet Rregullative Urbane, që janë plane më të detajizuara që dalin nga PZHK-të dhe PZHU-të. Këto komuna janë mbështetur nga UN-HABITAT-i gjatë fazës së parë të MuSPP-it (2006-2008).

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje