Lajme dhe Ngjarje
Vizita studimore në Suedi
Një delegacion i përbërë nga 16 zyrtarë, pwrfaqwsuar nga kryetarë
të komunave të Kosovës, të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë
së Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacionit të Komunave të Kosovës si dhe
të MuSPP-it/UN-HABITAT-it nga 25 deri 28 Maj 2010, e vizituan Suedinë.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte marrja e njohurive për
sistemin suedez te qeverisjes lokale, si dhe për funksionin, rolet dhe përgjegjësitë.
Theks të veçantë iu kushtua çështjeve të përgjithshme të zhvillimit hapësinor
si dhe atyre që kishin të bënin me zhvillimin e përgjithshëm dhe strategjik si
dhe me planifikimin gjithpërfshirës dhe të integruar në nivel të detajuar. Vizita
poashtu kishte për qëllim marrjen e njohurive ne çështjet e menagjimit dhe
planifikimit dhe lidhjen e tyre me zhvillimin e qëndrueshëm.
Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë që të mësohej për
aktivitetet dhe funksionin e Asociacionit Suedez të Autoriteteve Lokale dhe
Regjioneve (SKL/SALAR), që është i ngjajshëm me Asociacionin e Komunave të
Kosovës (AKM). Pjesëmarrësit në këtë takim patën rast të njoftoheshin me
sistemin suedez të qeverisjes lokale si dhe me aspektet organizative,
financiare dhe buxhetore. Në këtë takim u prezentua edhe për perspektivën
politike në demokracinë lokale si dhe dialogu qytetar dhe pjesëmarrja.
Pjesë e vizitës studimore ishin edhe vizitat e bëra në
Në komunën e Gavles, në veri të Stokholmit, delegacioni u
prit nga kryetarja e Gavles, Znj. Carina Blank dhe nga përfaqësuesit e
Menagjmentit të qytetit, Departmentit të Financave, Planifikimit dhe Mjedisit
si dhe nga Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Prezentimet kishin të bënin me
organizimin komunal, rolet dhe përgjegjësitë, financat dhe buxheti si dhe çështjet
e demokracisë lokale dhe pjesëmarrja qytetare. Programi i zhvillimit dhe
shtimit të qytetit po ashtu u prezentuan, ku u prekën edhe çështjet aktuale
politike, duke përfshirë aktivitetet mjedisore e strategjike. Pjesë e kësaj vizite ishte edhe
vizita në qytet për tu parë më afër disa zona zhvillimore të rëndësishme.
Delegacioni e vizitoi edhe komunën e Falun-it ku u prit nga
Kryetari i Falun-it z. Mikael Rosen dhe z. Mats Reutherborg, përfaqësues i
Zyres së Menagjjimit të Qytetit, Centrala Stadsrum. Prezentimet kryesisht
kishin të bënin me Programin e zhvillimit dhe shtimit të qytetit dhe çështjet
aktuale zhvillimore si dhe aktivitete zhviillimore për bashkëpunim rajonal. Takimi
vazhdoi me prezentimin për strukturën dhe aktivitetet e bashkëpunimit
public-privat për zhvillimin e qendrës së qytetit zgjoi diskutim interesant nga
ana e delegacionit dhe pëfaqësuesve të Falun-it.
Në mbrëmje, rrugës për në Borlange, delegacioni e vizitoi
Qendrën Rajonale për Menagjimin e Mbeturinave në Fagelmyra, ku prit nga Z
Christian Olhans, menagjer i Qendrës. Kjo vizitë u pa si një mundësi e mirë për
marrjen e njohurive në fushën e meangjimit të mbeturinave.
Në Borlange delegacioni u prit nga kryetari i Borlanges, z.
Nils Persson dhe nga z. Steve Johnson, udhëheqës i Departamentit për Planifikim
të Qëndrueshëm të Komuniteteve. Prezentimet në këtë takim kryesisht kishin të bënin
me organizimin dhe aktivitetet komunale por gjithashtu edhe me qasjen e Borlanges
në zhvillimin e komunitetit të qëndrueshëm.
Në ditën e fundit të vizitës, delegacioni e vizitoi selinë
e Sida-s në