Lajme dhe Ngjarje

Vizita studimore në Suedi

Një delegacion i përbërë nga 16 zyrtarë, pwrfaqwsuar nga kryetarë të komunave të Kosovës, të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacionit të Komunave të Kosovës si dhe të MuSPP-it/UN-HABITAT-it nga 25 deri 28 Maj 2010, e vizituan Suedinë.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte marrja e njohurive për sistemin suedez te qeverisjes lokale, si dhe për funksionin, rolet dhe përgjegjësitë. Theks të veçantë iu kushtua çështjeve të përgjithshme të zhvillimit hapësinor si dhe atyre që kishin të bënin me zhvillimin e përgjithshëm dhe strategjik si dhe me planifikimin gjithpërfshirës dhe të integruar në nivel të detajuar. Vizita poashtu kishte për qëllim marrjen e njohurive ne çështjet e menagjimit dhe planifikimit dhe lidhjen e tyre me zhvillimin e qëndrueshëm.   

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë që të mësohej për aktivitetet dhe funksionin e Asociacionit Suedez të Autoriteteve Lokale dhe Regjioneve (SKL/SALAR), që është i ngjajshëm me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKM). Pjesëmarrësit në këtë takim patën rast të njoftoheshin me sistemin suedez të qeverisjes lokale si dhe me aspektet organizative, financiare dhe buxhetore. Në këtë takim u prezentua edhe për perspektivën politike në demokracinë lokale si dhe dialogu qytetar dhe pjesëmarrja.

Pjesë e vizitës studimore ishin edhe vizitat e bëra në Stockholm, Gavle, Falun dhe Borlange. Në Stockholm, delegacioni u prit nga z. Torsten Malmberg, udhëheqës i Departamentit të Planifikimit të Qytetit si dhe nga z. Klas Groth dhe z. Daniel Andersson nga Departamenti i Planifikimit të Qytetit. Aspektet e përgjithshme të planifikimit zhvillimor, planifikimit të përgjithshëm të zhvillimit të qytetit si dhe sistemi formal i planifikimit në nivele të ndryshme u prezentuan. Në këtë takim u prekën edhe çështjet aktuale të ripërtëritjes urbane.

Në komunën e Gavles, në veri të Stokholmit, delegacioni u prit nga kryetarja e Gavles, Znj. Carina Blank dhe nga përfaqësuesit e Menagjmentit të qytetit, Departmentit të Financave, Planifikimit dhe Mjedisit si dhe nga Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Prezentimet kishin të bënin me organizimin komunal, rolet dhe përgjegjësitë, financat dhe buxheti si dhe çështjet e demokracisë lokale dhe pjesëmarrja qytetare. Programi i zhvillimit dhe shtimit të qytetit po ashtu u prezentuan, ku u prekën edhe çështjet aktuale politike, duke përfshirë aktivitetet mjedisore e strategjike. Pjesë e kësaj vizite ishte edhe vizita në qytet për t’u parë më afër disa zona zhvillimore të rëndësishme.

Delegacioni e vizitoi edhe komunën e Falun-it ku u prit nga Kryetari i Falun-it z. Mikael Rosen dhe z. Mats Reutherborg, përfaqësues i Zyres së Menagjjimit të Qytetit, Centrala Stadsrum. Prezentimet kryesisht kishin të bënin me Programin e zhvillimit dhe shtimit të qytetit dhe çështjet aktuale zhvillimore si dhe aktivitete zhviillimore për bashkëpunim rajonal. Takimi vazhdoi me prezentimin për strukturën dhe aktivitetet e bashkëpunimit public-privat për zhvillimin e qendrës së qytetit zgjoi diskutim interesant nga ana e delegacionit dhe pëfaqësuesve të Falun-it.

Në mbrëmje, rrugës për në Borlange, delegacioni e vizitoi Qendrën Rajonale për Menagjimin e Mbeturinave në Fagelmyra, ku prit nga Z Christian Olhans, menagjer i Qendrës. Kjo vizitë u pa si një mundësi e mirë për marrjen e njohurive në fushën e meangjimit të mbeturinave.

Në Borlange delegacioni u prit nga kryetari i Borlanges, z. Nils Persson dhe nga z. Steve Johnson, udhëheqës i Departamentit për Planifikim të Qëndrueshëm të Komuniteteve. Prezentimet në këtë takim kryesisht kishin të bënin me organizimin dhe aktivitetet komunale por gjithashtu edhe me qasjen e Borlanges në zhvillimin e komunitetit të qëndrueshëm.

Në ditën e fundit të vizitës, delegacioni e vizitoi selinë e Sida-s në Stockholm. Kjo u pa si një mundësi e mirë për njohjen me qëllimet dhe aktivitetet e Sidas  në regjionin e Ballkanit, në veçanti në bashkëpunimin zhvillimor me Kosovën. Takimi vazhdoi me diskutim të hapur dhe me prezentim të eskperiencës pozitive të delegacionit nga kjo vizitë studimore.           

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje