Lajme dhe Ngjarje

Komuna e Pejës dhe MuSPP-i e bashkëfinancojnë përmirësimin e Qendrës së Qytetit

Udhëheqësja e UN-HABITAT-it dhe Zyres së MuSPP-it në Kosovë, Krystyna Galezia dhe kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, me 23 Qershor 2010 i shkëmbyen kopjet e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për qendrën e qytetit. Ky dokument i specifikon përgjegjësitë e palëve në bashkëfinancimin e projektit investues kapital të “ Sheshit Skenderbeu ” në qendrën e qytetit të Pejës. Zhvillimi i këtij CIP-i doli pas aprovimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe atij Urban në vazhdën e bashkëpunimit në mes të stafit profesional të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal dhe Komunës së Pejës. Projekti ka karakter pjesëmarrës, ku përfshihen  grupe të ndryshme të qytetarëve por gjithashtu edhe të akterëve të rëndësishëm si bizneset lokale, OJQ-të, shërbimet publike dhe eskpertë tjerë.

Qëllimi përfundimtar i këtij projekti investues kapital në vlerë të 400,000 eurove është  regjenerimi i njërës nga zonat më vitale të qytetit duke e përmirësuar qasjen, duke ofruar zona të lira për këmbësorë, duke e përmirësuar ambientin e gjelbër si dhe të stimulojë zhvillimin e bizneseve. Marrëveshjet e Bashkëpunimit, më herët janë shkëmbyer edhe me autoritetet e Mitrovicës dhe Prizrenit, për projektet kapitale të këtyre qyteteve.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje