Lajme dhe Ngjarje
Komuna e Pejës dhe MuSPP-i e bashkëfinancojnë përmirësimin e Qendrës së Qytetit
Udhëheqësja e UN-HABITAT-it dhe Zyres së MuSPP-it në Kosovë, Krystyna
Galezia dhe kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, me 23 Qershor 2010 i shkëmbyen
kopjet e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për qendrën e qytetit. Ky dokument i
specifikon përgjegjësitë e palëve në bashkëfinancimin e projektit investues kapital
të Sheshit Skenderbeu në qendrën e qytetit të Pejës. Zhvillimi i këtij CIP-i
doli pas aprovimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe atij Urban në vazhdën e
bashkëpunimit në mes të stafit profesional të Programit të Mbështetjes së
Planifikimit Hapësinor Komunal dhe Komunës së Pejës. Projekti ka karakter pjesëmarrës,
ku përfshihen grupe të ndryshme të
qytetarëve por gjithashtu edhe të akterëve të rëndësishëm si bizneset lokale,
OJQ-të, shërbimet publike dhe eskpertë tjerë.
Qëllimi përfundimtar i këtij projekti investues kapital në vlerë të 400,000
eurove është regjenerimi i njërës nga
zonat më vitale të qytetit duke e përmirësuar qasjen, duke ofruar zona të lira
për këmbësorë, duke e përmirësuar ambientin e gjelbër si dhe të stimulojë
zhvillimin e bizneseve. Marrëveshjet e Bashkëpunimit, më herët janë shkëmbyer
edhe me autoritetet e Mitrovicës dhe Prizrenit, për projektet kapitale të këtyre
qyteteve.