Lajme dhe Ngjarje

Asambleja e Përgjithsme e KB-së e emëron Joan Clos si Drejtor të ri Ekzekutiv të UN-HABITAT-it

Në Mbledhjen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Joan Clos emërohet Drejtor Ekzekutiv i UN-HABITAT-it në nivelin e nënsekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ai pritet që mandatin e tij katërvjeqar ta fillojë që nga 18 Tetori.

Ish/kryetari i Barcelonës, Joan Clos, ka karrierë të gjatë në Qeverinë Spanjolle, si në nivelin qendror dhe atë lokal. Në periudhën ndërmjet viteve 2006 dhe 2008, ai u emërua Ministër i Industrisë, Turizmit dhe Tregtisë në kabinetin e Presidentit José Luis Rodriguez Zapatero. Më herët, në mes të viteve1997 dhe 2006, Joan Clos në dy mandate shërbeu si Kryetar i Barcelonës. Momentalisht është ambasador i Spanjës për Turqi dhe Azerbejxhan.

Me të marrë vesh këtë lajm, Joan Clos theksoi se është i nderuar që është emëruar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së si Drejtor Ekzekutiv dhe e falenderoi Sekretarin Gjeneral të KB-së, Ban Ki-moon për nominimin e tij. "Do të jem mjaft i përkushtuar në detyrën time të re dhe pres që t’i vazhdojë të arriturat e paraardhëses sime, Anna Tibaijuka. Unë besoj në qytetet e qëndrueshme që e praktikojnë qeverisjen urbane me pjesëmarrje, që siguron strehim dhe shërbime elementare për të gjithë," tha ai. "Më shumë se gjysma e popullsisë sot jeton në qytete dhe me këtë duhet t’i japim prioritet uljes së varfërisë urbane dhe qëndrueshmërinë mjedisore, sidomos tani kur më shumë se nje milliard banorë jetojnë në lagjet e varfëra. Përmes bashkëpunimit dhe partneritetit me qeveritë, autoritetet lokale, organizatat joqeveritare, sektorin privat dhe me të gjithë partnerët e Agjendës së UN-HABITAT-it, zonat urbane do të jenë të qëndrueshme si në anën mjedisore, ekonomike dhe sociale. Pres që ta japë kontributin tim modest për të ardhmen e qyteteve." 

Joan Clos e zëvendëson Znj. Anna Tibajuka e cila ishte udhëheqëse e UN-HABITAT-it që nga themelimi me 2001 për ta zëvendësuar Qendrën për Vendbanime Njerëzore të KB-së (UNCHS). Kjo agjenci e ka mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të KB-së për promovimin e qyteteve të qëndrueshme mjedisore dhe sociale që kanë për qëllim ofrimin e strehimit për të gjithë.

Anna Tibaijuka, Drejtoresha Ekzekutive në fund të mandatit, e mirëpriti vendimin e Asamblesë së përgjithshme, “Joan Clos është përkrahës i devotshëm i agjendës urbane. Përvoja e tij e bujshme në qeverisjen lokale dhe qëndrore në Spanjë, i ka dhënë eksperiencë në menagjimin e rinovimit urban dhe në projektet zhvillimore” tha ajo. “Si kryetar i Barcelonës, ai u bë i famshëm botërisht se si e ndryshoi fatin e qytetit. Z. Clos ishte njëri nga njerëzit e parë që e kuptoi nevojën e përforcimit të institucioneve dhe rrjeteve ndërkombëtare në mbështetje të punës së autoriteteve lokale kudo. Unë mund të them se ai është person i cili mund ta ngrisë atë që ne e kemi arritur deri më tani me UN-HABITAT-in. Ai është zgjedhje e përkryer për përmbushjen e sfidave të ardhshme të urbanizimit.”

Burimi: www.unhabitat.org  

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje