Lajme dhe Ngjarje
Asambleja e Përgjithsme e KB-së e emëron Joan Clos si Drejtor të ri Ekzekutiv të UN-HABITAT-it
Në Mbledhjen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Joan
Clos emërohet Drejtor Ekzekutiv i UN-HABITAT-it në nivelin e nënsekretarit të Përgjithshëm
të Kombeve të Bashkuara. Ai pritet që mandatin e tij katërvjeqar
ta fillojë që nga 18 Tetori.
Ish/kryetari i Barcelonës, Joan
Clos, ka karrierë të gjatë në Qeverinë Spanjolle, si në nivelin qendror dhe atë
lokal. Në periudhën ndërmjet viteve 2006 dhe 2008, ai u emërua Ministër i Industrisë,
Turizmit dhe Tregtisë në kabinetin e Presidentit José Luis Rodriguez Zapatero. Më
herët, në mes të viteve1997 dhe 2006, Joan Clos në dy mandate shërbeu si
Kryetar i Barcelonës. Momentalisht është ambasador i Spanjës për Turqi dhe
Azerbejxhan.
Me të marrë vesh këtë lajm, Joan
Clos theksoi se është i nderuar që është emëruar nga Asambleja e Përgjithshme e
KB-së si Drejtor Ekzekutiv dhe e falenderoi Sekretarin Gjeneral të KB-së, Ban
Ki-moon për nominimin e tij. "Do të jem mjaft i përkushtuar në detyrën
time të re dhe pres që ti vazhdojë të arriturat e paraardhëses sime, Anna
Tibaijuka. Unë besoj në qytetet e qëndrueshme që e praktikojnë qeverisjen
urbane me pjesëmarrje, që siguron strehim dhe shërbime elementare për të gjithë,"
tha ai. "Më shumë se gjysma e popullsisë sot jeton në qytete dhe me këtë
duhet ti japim prioritet uljes së varfërisë urbane dhe qëndrueshmërinë
mjedisore, sidomos tani kur më shumë se nje milliard banorë jetojnë në lagjet e
varfëra. Përmes bashkëpunimit dhe partneritetit me qeveritë, autoritetet lokale,
organizatat joqeveritare, sektorin privat dhe me të gjithë partnerët e Agjendës
së UN-HABITAT-it, zonat urbane do të jenë të qëndrueshme si në anën mjedisore,
ekonomike dhe sociale. Pres që ta japë kontributin tim modest për të ardhmen e
qyteteve."
Joan Clos e zëvendëson Znj. Anna
Tibajuka e cila ishte udhëheqëse e UN-HABITAT-it që nga themelimi me 2001 për
ta zëvendësuar Qendrën për Vendbanime Njerëzore të KB-së (UNCHS). Kjo agjenci e
ka mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të KB-së për promovimin e
qyteteve të qëndrueshme mjedisore dhe sociale që kanë për qëllim ofrimin e
strehimit për të gjithë.
Anna Tibaijuka, Drejtoresha
Ekzekutive në fund të mandatit, e mirëpriti vendimin e Asamblesë së përgjithshme,
Joan Clos është përkrahës i devotshëm i agjendës urbane. Përvoja e tij e
bujshme në qeverisjen lokale dhe qëndrore në Spanjë, i ka dhënë eksperiencë në
menagjimin e rinovimit urban dhe në projektet zhvillimore tha ajo. Si kryetar
i Barcelonës, ai u bë i famshëm botërisht se si e ndryshoi fatin e qytetit. Z.
Clos ishte njëri nga njerëzit e parë që e kuptoi nevojën e përforcimit të
institucioneve dhe rrjeteve ndërkombëtare në mbështetje të punës së
autoriteteve lokale kudo. Unë mund të them se ai është person i cili mund
ta ngrisë atë që ne e kemi arritur deri më tani me UN-HABITAT-in. Ai është
zgjedhje e përkryer për përmbushjen e sfidave të ardhshme të urbanizimit.