Lajme dhe Ngjarje

Mesazhi për Ditën Botërore të Habitat-it 2010 nga Inga Björk-Klevby, Zyrtare-në-Detyrë e UN-HABITAT-it

 

Qytetet janë trashëgimia më e madhe e njerëzimit dhe arritja më e madhe e civilizimit tonë. Nëpër botë dhe ndër shekuj qytetet i kanë duruar dhe mbijetuar luftërat, urinë, katastrofat natyrore, epidemitë, perandoritë e shkatërruara dhe zhdukjen e zotërve, mbretërve dhe mbretëreshave për të cilët ishin ndërtuar.

Mirëpo ne duhet të vazhdojmë t’i përmirësojmë qytetet tona, dhe t’i bëjmë ato që do të thotë t’i bëjmë qytete më të mira për ata të cilët jetojnë në to dhe për ata që ende nuk kanë lindur në botën që do të jetë tash e tutje përgjithmonë urbane. Sot gjysma e njerëzimit jetojnë në qytete, dhe trendet tregojnë që kjo shifër do të rritet në dy të tretat brenda dy gjeneratave të ardhshme.

Kjo është arsyeja pse tema e zgjedhur për Ditën Botërore të Habitat-it, Qytet më i mirë, Jetë më e mirë është aq e rëndësishme për të gjithë ne. Për atë që unë do të shtoja termin qytet më i mençur, është vetëm qyteti i mençur i cili mund t’ju sigurojë qytetarëve të tij jetë më të mirë në epokën e re urbane të planetit tonë. Është një epokë së cilës ne po i futemi më shumë të panjohura, sidomos kur kemi të bëjmë me ndikimin global të ndryshimit klimatik.

Ne i kemi të gjitha mjetet në dispozicionin tonë në kuptimin e mirë të zbutjes së problemeve të tilla. Ne gjithashtu i kemi mjetet dhe ekspertizën për qeverisje të mirë, edukim – sidomos për gratë dhe vajzat – shërbimet shëndetësore, tualete për të gjithë, apo efikasitet të energjisë.

Ne jemi të mençur, por ne duhet të jemi më të mençur. Dhe Dita Botërore e Habitat-it 2010 është një rast për t’i theksuar pesë hapat strategjik që mund të ndërmirren:

 

1. Përmirësimi i  kualitetit të jetës, në veçanti për 1 miliard njerëz që jetojnë në vendbanime joformale dhe në vendbanime tjera jo-adekuate në mbarë botën. Të përmirësohet qasja në banimin e sigurtë dhe të shëndetshëm, në shërbime elementare dhe ato sociale, siç janë shëndeti dhe edukimi që janë esenciale për një jetë më të mirë për çdo njeri.

2. Investimi në kapitalin njerëzor. Ky është kusht për zhvillim social-ekonomik dhe për ndarje të barabrtë të përparësive urbane. Kjo do t’u mundësonte qyteteve dhe regjioneve t’i implementojnë politikat në mënyrë më efektive dhe të sigurojnë se ato u përshtaten nevojave lokale. 

3. Nxitja e mundësive të qëndrueshme ekonomike. Qytetet mund ta nxisin rrijen e qëndrueshme ekonomike për të varfërit përmes projekteve intenzive të punës, që kanë të bëjnë në veçanti me punët publike dhe me industrinë ndërtimore. Qytetet në botën e zhvilluar kanë filluar të ofrojnë siguri sociale, duke i dhënë qasje në mundësi ekonomike atyre që tradicionalisht nuk kanë qenë të përfshirë. 

4. Rritja e përfshirjes politike. Sot, autoritetet komunale dhe ato nacionale çdo ditë e më shumë e përdorin filozofinë e njejtë: duke sjellë ne qeveri njerëz të zakonshëm përmes angazhimeve të përbashkëta. Kjo e nënkupton angazhimin e njerëzve dhe lagjeve të tyre të participojnë në dialog dhe në vendim-marrje, që është aspekt fundamental i demokracisë lokale. 

5. Promovimi i përfshirjes kulturore. Kultura historikisht është lënë anash agjendave zhvillimore ndërkombëtare. Shumë e më shumë politikat lokale zhvillimore i marrin parasysh dimenzionet kulturore të jetës urbane si kapitali social, tradita, simbolet, sensi i të qenurit dhe krenaria e vendit. Kjo ndihmon në integrimin e minoriteteve etnike, mbrojtjen e vlerave regjionale, ruajtjen e diverzitetit gjuhësor dhe fetar, zgjidhjen e konflikteve di dhe në mbrojtjen e trashëgimisë.  

Duke lëvizur drejt botës me qytete më të mira dhe politika më të mençura, këto janë pesë katalizatorët më thelbësor për sukses dhe për një jetë më të mirë për të gjithë.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje