Lajme dhe Ngjarje
Akterët dhe qytetarët së bashku në Prezentimin multimedial të vizionit zhvillimor të Gracanicës
Komuna e
Gracanicës, e pasur me thesare antike e mesjetare dhe bukuri natyrore mjedis
modern me ekonomi dhe infrastrukturë të zhvilluar ku çdokush i gëzon të drejtat
e njejta dhe liritë është deklarata përfundimtare e vizionit e hartuar nga një
grup qytetaraësh dhe planerësh profesionistë të cilët morrën pjesë ne punëtorinë
4-ditore me qëllim të hartimit të vizionit të përbashkët për Komunën e Gracanicës.
Rezultati i
punëtorisë u prezentua para një audience të gjerë me 3 Shkurt 2011 restoranin Ognjiste,
duke ofruar mundësi që çdo qytetar i Gracanicës të paraqesë ide të reja për
zhvillimin e ardhshëm të kësaj komune të re. Punëtoritë e vizionimit janë pikë
fillestare për zhvillimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Planin Zhvillimor
Urban, të cilat kur implementohen do të udhëheqin me investimet e ardhshme për
komunën dhe zonën e saj urbane.
Në fjalën
hyrëse, Kryetari i Gracanicës, Bojan Stojanović, i falenderoi të gjithë
kontribuesit, duke filluar nga UN-HABITAT-i, ICO-ja dhe Ministria e Mjedisit
dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për mbështetjen e tyre në organizimin e punëtorisë,
duke shtuar se: Vizioni është fillimi i zhvillimit të ardhshëm të Gracanicës. Ne
po ndërtojmë një shoqëri demokratike, ku komuna do të punojë për të mirën e
qytetarëve të saj. Ne po mundohemi ta përmirësojmë Gracanicën dhe ta kthejmë atë
në një qytet të zhvilluar, me mirëqenie më të mirë sociale për të gjithë
qytetarët e saj
Udhëheqësja
e Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP), implementuar
nga UN-HABITAT-i dhe financuar nga Sida, Krystyna Galezia theksoi se punëtoritë
e vizionimit janë fazë fillestare në hartimin e planeve komunale.
Për shumë
vite, UN-HABITAT-i shte në krye të këtij procesi, duke përfshirë të gjithë
akterët siç janë bizneset, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët dhe të
gjithë të interesuarit në këtë proces. Punëtoritë e vizionimit kontribuan në
ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal, i stimuluan idetë për projektet
investuese kapitale dhe e inspiruan krijimin e OJQ-ve shtoi Znj.
Galezia, duke shtuar se Gracanica është komuna e dhjetë që kalon nëpër procesin
e vizionimit, dhe se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit të tyre.
Nga ana
tjetër edhe Christopher Rowan nga ICO, Agim Radoniqi nga MMPH dhe Besa Luzha nga
FES-i kontrubuan me fjalimet e tyre.
Prezentimi
multimedial pasoi me prezentimet e grupeve punuese, grupit për Trashëgimi
Kulturore dhe Natyrore, Infrastrukturë dhe Mobilitet, Zhvillim Ekonomik si dhe
të Grupit për Shërbime Sociale dhe Banim.
Manastiri i
Gracanicës thesar botëror dhe perla jonë ishte motoja e punëtorisë së
vizionimit të Gracanicës e hartuar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile .
I tërë
raporti i vizionimit të Gracanicës është i gatshëm dhe mund të gjendet në
seksionin PUBLIKIMET/ Publikimet/Raportet e UN-HABITAT-it.
Punëtoria e
Vizionimit të Gracanicës u organizua bashkarisht nga Programi i Planifikimit
Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP), implementuar nga UN-HABITAT-i, Zyra Civile
Ndërkombëtare (ICO), Friedrich Ebert Stiftung (FES), Trashëgimia Kulturore pa
Kufi (CHwB) në mbështetje të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Kjo punëtori u mbajt në Ohër të Maqedonisë në Nëntor të 2010.