Lajme dhe Ngjarje

Akterët dhe qytetarët së bashku në Prezentimin multimedial të vizionit zhvillimor të Gracanicës

“ Komuna e Gracanicës, e pasur me thesare antike e mesjetare dhe bukuri natyrore – mjedis modern me ekonomi dhe infrastrukturë të zhvilluar ku çdokush i gëzon të drejtat e njejta dhe liritë” është deklarata përfundimtare e vizionit e hartuar nga një grup qytetaraësh dhe planerësh profesionistë të cilët morrën pjesë ne punëtorinë 4-ditore me qëllim të hartimit të vizionit të përbashkët për Komunën e Gracanicës.

Rezultati i punëtorisë u prezentua para një audience të gjerë me 3 Shkurt 2011 restoranin Ognjiste, duke ofruar mundësi që çdo qytetar i Gracanicës të paraqesë ide të reja për zhvillimin e ardhshëm të kësaj komune të re. Punëtoritë e vizionimit janë pikë fillestare për zhvillimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Planin Zhvillimor Urban, të cilat kur implementohen do të udhëheqin me investimet e ardhshme për komunën dhe zonën e saj urbane.  

Në fjalën hyrëse, Kryetari i Gracanicës, Bojan Stojanović, i falenderoi të gjithë kontribuesit, duke filluar nga UN-HABITAT-i, ICO-ja dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për mbështetjen e tyre në organizimin e punëtorisë, duke shtuar se: “Vizioni është fillimi i zhvillimit të ardhshëm të Gracanicës. Ne po ndërtojmë një shoqëri demokratike, ku komuna do të punojë për të mirën e qytetarëve të saj. Ne po mundohemi ta përmirësojmë Gracanicën dhe ta kthejmë atë në një qytet të zhvilluar, me mirëqenie më të mirë sociale për të gjithë qytetarët e saj”

Udhëheqësja e Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP), implementuar nga UN-HABITAT-i dhe financuar nga Sida, Krystyna Galezia theksoi se punëtoritë e vizionimit janë fazë fillestare në hartimin e planeve komunale.  

“Për shumë vite, UN-HABITAT-i shte në krye të këtij procesi, duke përfshirë të gjithë akterët siç janë bizneset, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët dhe të gjithë të interesuarit në këtë proces. Punëtoritë e vizionimit kontribuan në ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal, i stimuluan idetë për projektet investuese kapitale dhe e inspiruan krijimin e OJQ-ve”  shtoi Znj. Galezia, duke shtuar se Gracanica është komuna e dhjetë që kalon nëpër procesin e vizionimit, dhe se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit të tyre.

Nga ana tjetër edhe Christopher Rowan nga ICO, Agim Radoniqi nga MMPH dhe Besa Luzha nga FES-i kontrubuan me fjalimet e tyre. 

Prezentimi multimedial pasoi me prezentimet e grupeve punuese, grupit për Trashëgimi Kulturore dhe Natyrore, Infrastrukturë dhe Mobilitet, Zhvillim Ekonomik si dhe të Grupit për Shërbime Sociale dhe Banim. 

“Manastiri i Gracanicës – thesar botëror dhe perla jonë” ishte motoja e punëtorisë së vizionimit të Gracanicës e hartuar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile .

I tërë raporti i vizionimit të Gracanicës është i gatshëm dhe mund të gjendet në seksionin PUBLIKIMET/ Publikimet/Raportet e UN-HABITAT-it.   

Punëtoria e Vizionimit të Gracanicës u organizua bashkarisht nga Programi i Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP), implementuar nga UN-HABITAT-i, Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), Friedrich Ebert Stiftung (FES), Trashëgimia Kulturore pa Kufi (CHwB) në mbështetje të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo punëtori u mbajt në Ohër të Maqedonisë në Nëntor të 2010.  

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje