Lajme dhe Ngjarje
Prezentimi publik i draft profilit dhe vlerësimi i situatës në Komunën e Mamushës
Komuna
e Mamushës, në mbështetje të Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal në
Kosovë (MuSPP), financuar nga SIDA dhe implementuar nga UN-HABITAT-i, është
duke e hartuar Planin Zhvillimor Komunal (PZHK). Me qëllim të një procesi të
planifikimit përfshirës, pjesëmarrës dhe transparent, Komuna e Mamushës në
bashkëpunim me ekipën e MuSPP-it e organizuan prezentimin publik dy orësh të Profilit
të Komunës. Prezentimi u mbajt me 24 Shkurt 2011, në sallën e Kuvendit Komunal
të Mamushës. Në këtë prezentim morrën pjesë kryetari i Mamushës, udhëheqësit e
drejtorive komunale, përfaqësuesit e ekipës së planifikimit të komunës së
mamushës, përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe agrikulturës, shoqëria
civile dhe studentët, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare si dhe pjesëtarë
të MuSPP-it. Numri i të pranishmëve ishte rreth 70, që mund të konsidreohet si
sukses i madh për këtë vendbanim rural.
Qëllimi
i këtij prezentimi publik ishte ti prezentojë të dhënat e mbledhura gjatë hartimit
të profilit të Komunës, që njihet si faza e parë e PZHK-së. Prezentimi u bë nëpërmes
prezentimeve në power point dhe me harta tematike të shqyrtimit publik. Takime
me banorë janë mbajtur edhe më herët gjatë aktiviteteve të mbledhjes së të dhënave,
si anketa mbi numrin e familjeve dhe punëtoria për analizën e situatës, si dhe
gjatë takimeve të ndryshme me OJQ-të lokale dhe asociacionet.
Në
hapje të prezentimit publik, kryetari i Mamushës z. Arif Bütüç, tha se 'Në emër
të komunës së Mamushës dhe qytetarëve të saj e falenderoj UN-HABITAT-in për mbështetjen
e dhënë në hartimin e planit që ka rëndësi të madhe dhe me këtë do të definohet
se si do të duket Mamusha pas 15 20 viteve. Përmes këtij plani do të përcaktohet
zhvillimi i planifikuar dhe i organizuar i komunës. Ai e inkurajoi vazhdimin e
partneritetit dhe entuziazmit për projektin e PZHK-së nga ana e komunës dhe
qytetarëve. Prezent në këtë aktivitet ishte edhe z. Ishaku Maitumbi (ZND, UN
HABITAT) i cili edhe njëherë theksoi se profili është vetëm faza e parë PZHK-së,
duke i inkurajuar të gjithë qytetarët të pyesin dhe të komentojnë për profilin
gjatë takimit, por edhe në ardhmen. Ai po ashtu e përmendi qëllimin dhe rëndësinë
e PZHK-së për qytetarët dhe për komunën e Mamushës. Prezentimi vazhdoi me përmbledhje
të detajuar të Profilit komunal nga ana e një zyrtari të stafit të komunës z.Ylber
Kastrati, që u pasua me pyetje dhe diskutim.
Numri
i qytetarëve që ishin prezent, si vazhdimësi e takimit të fundit të mbajtur me
një numër të madh pjesëmarrësve me 10 Shkurt në Mamushë, tregon për interesimin
e fuqishëm dhe entuziazmin e shoqërisë civile për zhvillimin e ardhshëm të
komunës së tyre, që është shenjë pozitive
për fazat e ardhshme të hartimit të PZHK-së së Mamushës.