Lajme dhe Ngjarje

Prezentimi publik i draft profilit dhe vlerësimi i situatës në Komunën e Mamushës

Komuna e Mamushës, në mbështetje të Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP), financuar nga SIDA dhe implementuar nga UN-HABITAT-i, është duke e hartuar Planin Zhvillimor Komunal (PZHK). Me qëllim të një procesi të planifikimit përfshirës, pjesëmarrës dhe transparent, Komuna e Mamushës në bashkëpunim me ekipën e MuSPP-it e organizuan prezentimin publik dy orësh të Profilit të Komunës. Prezentimi u mbajt me 24 Shkurt 2011, në sallën e Kuvendit Komunal të Mamushës. Në këtë prezentim morrën pjesë kryetari i Mamushës, udhëheqësit e drejtorive komunale, përfaqësuesit e ekipës së planifikimit të komunës së mamushës, përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe agrikulturës, shoqëria civile dhe studentët, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare si dhe pjesëtarë të MuSPP-it. Numri i të pranishmëve ishte rreth 70, që mund të konsidreohet si sukses i madh për këtë vendbanim rural.

Qëllimi i këtij prezentimi publik ishte t’i prezentojë të dhënat e mbledhura gjatë hartimit të profilit të Komunës, që njihet si faza e parë e PZHK-së. Prezentimi u bë nëpërmes prezentimeve në power point dhe me harta tematike të shqyrtimit publik. Takime me banorë janë mbajtur edhe më herët gjatë aktiviteteve të mbledhjes së të dhënave, si anketa mbi numrin e familjeve dhe punëtoria për analizën e situatës, si dhe gjatë takimeve të ndryshme me OJQ-të lokale dhe asociacionet.

 

Në hapje të prezentimit publik, kryetari i Mamushës z. Arif Bütüç, tha se “'Në emër të komunës së Mamushës dhe qytetarëve të saj e falenderoj UN-HABITAT-in për mbështetjen e dhënë në hartimin e planit që ka rëndësi të madhe dhe me këtë do të definohet se si do të duket Mamusha pas 15 – 20 viteve. Përmes këtij plani do të përcaktohet zhvillimi i planifikuar dhe i organizuar i komunës”. Ai e inkurajoi vazhdimin e partneritetit dhe entuziazmit për projektin e PZHK-së nga ana e komunës dhe qytetarëve. Prezent në këtë aktivitet ishte edhe z. Ishaku Maitumbi (ZND, UN – HABITAT) i cili edhe njëherë theksoi se profili është vetëm faza e parë PZHK-së, duke i inkurajuar të gjithë qytetarët të pyesin dhe të komentojnë për profilin gjatë takimit, por edhe në ardhmen. Ai po ashtu e përmendi qëllimin dhe rëndësinë e PZHK-së për qytetarët dhe për komunën e Mamushës. Prezentimi vazhdoi me përmbledhje të detajuar të Profilit komunal nga ana e një zyrtari të stafit të komunës z.Ylber Kastrati, që u pasua me pyetje dhe diskutim.

Numri i qytetarëve që ishin prezent, si vazhdimësi e takimit të fundit të mbajtur me një numër të madh pjesëmarrësve me 10 Shkurt në Mamushë, tregon për interesimin e fuqishëm dhe entuziazmin e shoqërisë civile për zhvillimin e ardhshëm të komunës së tyre, që është shenjë  pozitive për fazat e ardhshme të hartimit të PZHK-së së Mamushës.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje