Lajme dhe Ngjarje
Ceremonia e hapjes së shqyrtimit publik të draftit të Planit Zhvillimor Komunal të Prizrenit 2010-2025+
Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me konzorciumin e
kontraktuar për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), e ka kompletuar
draftin e parë të dokumentit "Prizreni 2010 - 2025+". Hartimi i
PZHK-së, ishte gjithpërfshirës dhe transparent dhe u mbështet gjatë tërë
procesit nga Programi Për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP).
Te Enjten, me 24 Mars 2011, ne ora 13, në Sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, do
të bëhet hapja e shqyrtimit publik të draftit të PZHK-së së Prizrenit 2010-2025+.
Shqyrtimi publik, do të jetë i hapur për 60 ditë, bazuar në
Ligjin për Planifikim Hapësinor të Kosovës dhe ka për qëllim inkurajimin e
publikut, akterëve kyç dhe të gjithë të interesuarve të kontribojnë duke dhënë
komente dhe verejtje gjatë kësaj periudhe.