Lajme dhe Ngjarje

Ceremonia e hapjes së shqyrtimit publik të draftit të Planit Zhvillimor Komunal të Prizrenit 2010-2025+

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me konzorciumin e kontraktuar për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), e ka kompletuar draftin e parë të dokumentit "Prizreni 2010 - 2025+". Hartimi i PZHK-së, ishte gjithpërfshirës dhe transparent dhe u mbështet gjatë tërë procesit nga Programi Për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP).

Te Enjten, me 24 Mars 2011, ne ora 13,  në Sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, do të bëhet hapja e shqyrtimit publik të draftit të PZHK-së së Prizrenit 2010-2025+.

Shqyrtimi publik, do të jetë i hapur për 60 ditë, bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor të Kosovës dhe ka për qëllim inkurajimin e publikut, akterëve kyç dhe të gjithë të interesuarve të kontribojnë duke dhënë komente dhe verejtje gjatë kësaj periudhe.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje