Lajme dhe Ngjarje

Punëtoria dizajnimit për Korridoret e Gjelbra në Ferizaj

Më 7 qershor 2012, Komuna e Ferizajt mbështetur nga Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal, (MuSPP) UN-Habitat organizoi një punëtori për dizajn urban për projektin e investimit kapital e Korridoret e Gjelbra.

Kjo punëtori mblodhi së bashku përfaqësues të komunës, të OJQ-ve lokale, organizatave ndërkombëtare, të Forcës se Sigurisë së Kosovës (FSK) përfaqësues nga Shërbimi Policor e Kosovës ne Ferizaj, dhe përfaqësues te banorëve te zonës.

Qëllimet e punëtorisë ishin 1) marrja e ideve të grupeve te interesit për shfrytëzimin e hapësirës dhe 2) rritja e ndjenjës se pronësisë se palëve për projektit,  duke marre pjese ne mënyre aktive në diskutim të përbashkët.

Punëtoria filloi me një prezantim të shkurtër për qëllimin e projektit dhe aktivitetet kryesore, dhe pastaj vazhdoi me prezantimin e analizave hapësinore; parimeve të dizajnimit dhe prezantimi i një shembulli te një projekti, te përbashkët, te realizuar nga komunat e Prizrenit dhe UN-Habitati.

Pas prezantimeve pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe. Anëtarët e çdo grupi punues diskutuan idetë  përmes vizatimeve ne harta  dhe shkruar  prioritetet e ideve te dhëna.

Të katër grupet prezantuan idetë e tyre përpara të gjithë pjesëmarrëseve dhe pastaj diskutuan ato. Idetë e përbashkëta të të gjitha grupeve ishin krijimi i hapësirave ​​publike për të gjitha moshat, duke ruajtur biodiversitetit, duke krijuar korridore më të tepër për këmbësorët, duke marrë në konsideratë grupe te brishta etj.

Pjesëmarrësit gjetën  këtë si një mundësi shumë të mire, pasi qe ata e kuptuan se mendimet dhe opinionet e tyre kanë rëndësi. Kjo punëtori ishte një rast i mirë jo vetëm për rritjen e ndjenjës se pronësisë së qytetarëve dhe rëndësisë për pjesëmarrjen e tyre në planifikim.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje