Lajme dhe Ngjarje
Punëtoria dizajnimit për Korridoret e Gjelbra në Ferizaj
Kjo
punëtori mblodhi së bashku përfaqësues të komunës, të OJQ-ve lokale,
organizatave ndërkombëtare, të Forcës se Sigurisë së Kosovës (FSK) përfaqësues
nga Shërbimi Policor e Kosovës ne Ferizaj, dhe përfaqësues te banorëve te
zonës.
Qëllimet
e punëtorisë ishin 1) marrja e ideve të grupeve te interesit për shfrytëzimin e
hapësirës dhe 2) rritja e ndjenjës se pronësisë se palëve për projektit, duke marre pjese ne mënyre aktive në diskutim
të përbashkët.
Punëtoria
filloi me një prezantim të shkurtër për qëllimin e projektit dhe aktivitetet
kryesore, dhe pastaj vazhdoi me prezantimin e analizave hapësinore; parimeve të
dizajnimit dhe prezantimi i një shembulli te një projekti, te përbashkët, te
realizuar nga komunat e Prizrenit dhe UN-Habitati.
Pas
prezantimeve pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe. Anëtarët e çdo grupi punues diskutuan
idetë përmes vizatimeve ne harta dhe shkruar prioritetet e ideve te dhëna.
Të
katër grupet prezantuan idetë e tyre përpara të gjithë pjesëmarrëseve dhe pastaj
diskutuan ato. Idetë e përbashkëta të të gjitha grupeve ishin krijimi i
hapësirave publike për të gjitha moshat, duke ruajtur biodiversitetit, duke
krijuar korridore më të tepër për këmbësorët, duke marrë në konsideratë grupe te
brishta etj.
Pjesëmarrësit
gjetën këtë si një mundësi shumë të mire,
pasi qe ata e kuptuan se mendimet dhe opinionet e tyre kanë rëndësi. Kjo
punëtori ishte një rast i mirë jo vetëm për rritjen e ndjenjës se pronësisë së
qytetarëve dhe rëndësisë për pjesëmarrjen e tyre në planifikim.