Lajme dhe Ngjarje

Qasja SymbioCity u prezantohet Komunave të Kosovës

 Programi i UN-Habitatit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (PMPHK) i financuar nga  Swedish Development Corporation organizoi  "Seminarin dhe Punëtorinë për SymbioCity ". Seminari është mbajtur më 14 Maj 2013, ku planifikuesit dhe zyrtarët komunal nga të gjitha komunat e Kosovës patën një mundësi për të mësuar më shumë mbi kornizën konceptuale për një zhvillim të qëndrueshëm urban-Qasjen SymbioCity.

Qëllimi i seminarit ishte të prezantojë plotësisht vlerësimin e qëndrueshmërisë me ç'rast ekspertja ndërkombëtare e SKL-së, Znj. Annakarin Lindberg e dha një pasqyrë të kësaj iniciative Suedeze. Gjatë seminarit pati edhe një prezantim të Qasjes Symbiocity  nga një ekspert tjetër Suedez, Z. Tor  Eriksson, si dhe një diskutim mbi studimet ndërkombëtare të këtij rasti. Qasja Symbiocity ofron udhëzime  dhe instrumente në mbështetjen e proceseve zhvillimore të qëndrueshme urbane bazuar në idenë e shndërrimit të sfidave në mundësi, me ç'rast qenien njerëzore e ka si qendër të vëmendjes së saj.

Pesë rastet e treguara nga eksperiencat ndërkombëtare ishin nga vende të ndryshme të botës. Megjithatë, qytetit të Shkupit iu kushtua një vëmendje më e madhe për shkak të afërsisë dhe ngjashmërive me kontekstin e Kosovës. Veçanërisht metodat e përdorura në lidhje me transportin urban u elaboruan më shumë.

Pas prezantimit që  çoi në një diskutim të gjallë, ekspertët dhanë më shume sqarime se pse ky mjet po përdoret gjithnjë e më shumë në mbarë botën sepse Symbiocity promovon një qasje të integruar dhe multidisiplinare për zhvillimin urban, që është i rëndësishëm për vendet në zhvillim, vendet në tranzicion dhe ato të zhvilluara. U theksua se Qasja Symbiocity duhet të plotësojë në vend që të zëvendësojë kornizat rregullatore dhe politikat të cilat janë në zbatim në vendet e ndryshme.

Në ditën e dytë dhe të tretë punëtoria u organizua me më shumë grupe të fokusit në komunat partnere të PMPHK-s (MuSPP) ku pjesëmarrësit patën rast të përdorin këtë ushtrim me shembuj konkretë në komunat e tyre. Secili grup analizoi një ndër çështjet më të rëndësishme në komunën e tyre duke  e bërë një analizë të tërësishme të kësaj çështje si dhe masat që ndërmerren për të përmirësuar këtë situatë  duke përdorur metodat dhe instrumentet e SymbioCity.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje