Lajme dhe Ngjarje
7 Tetor, Seminari për ditën botërore të Habitat-it, Qytetet e Kosovës në tranzicion: drejt gjeneratës së re të planeve.
Kombet e Bashkuara e kanë caktuar të hënën e parë të muajit Tetor të çdo viti si Ditën Botërore të Habitatit. Qëllimi i Ditës Botërore të Habitat-it është që të pasqyrojë gjendjen e qyteteve tona dhe të drejtën themelore të të gjithëve për strehim adekuat. Është menduar gjithashtu për t'ia përkujtuar botës se ne të gjithë kemi përgjegjësinë për të krijuar të ardhmen e qyteteve tona.
Të Hënën me 7 tetor, Programi i UN-Habitat-it për Mbështetje Komunale në Kosovë, së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të marrin pjesë në festimet e Ditës Botërore të Habitatit 2013. Seminari do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë, prej orës 9:30 deri orën 13:00.
Pas gjeneratës së parë të Planeve Zhvillimore Komunale (PZHK), Kosova tani përballet me sfidën e vlerësimit të rezultateve në zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e përgjithshëm të arriturave në procesin e planifikimit komunal. Seminari dhe debati mbi Post-PZHK-të dhe gjenerimit të Planeve tw reja për komunat e Kosovës, propozon shkëmbimin e përvojave në këtë temë shumë ndërdisiplinore.
Takimi synon të debatojë dilemat e mëposhtme, në funksion të Ligjit të ri për Planifikimin Hapësinor:
Si të ndërmarrin me sukses zbatimin e planit komunal dhe përditësimin tw tij? Si të vlerësojmë arritjet e mëparshme të planifikimit hapësinor? Si të monitorojmë dhe promovojmë vlerësimin e planeve? Si të masim dhe ndërtojmë nga praktikat aktuale të planifikimit për të krijuar një mjedis tërheqës si në mjediset urbane dhe rurale?
Ju mund të gjeni më shumë në lidhje me ditën Botërore të Habitatit në: http://www.unhabitat.org
VËREJTJE: Ju duhet të regjistroheni për të rezervuar vendin e juaj në këtë seminar. Ju lutemi të plotesoni për këtë qëllim formën e regjistrimit dhe e dergoni me email në: office@unhabitat-kosovo.org.
Rendi i ditës
9.30 Regjistrimi, përcjellur me kafe
10.00 Hapja e sesionit
Fjalët hyrëse
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, MMPH
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, MAPL
SIDA
UN-Habitat
10.20 Mesazhi nga UN-Habitat mbi Ditën Botërore të Habitat-it
10.30 Korniza e re për zhvillim të qëndrueshëm urban: vlerësimi i brezit të parë të planeve zhvillimore komunale dhe korniza e re e zhvillimit hapësinor
Agim Radoniqi, Drejtor i Departamentit për Planifikim Hapësinor, MMPH
10.50 Sfidat e Planifikimit Hapësinor në Kosovë
Luan Nushi, Drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor, MMPH
11.10 coffee-break
11.30 Përvoja ndërkombëtare e revidimit të planeve
- Planet zhvillimore të integruara urbane në Rumani : Sfidat dhe perspektivat për regjionin. Gruia Badescu, Grupi i Zhvillimit Lokal (GZHL), Rumani dhe Universiteti i Kembrixhit, Britani e Madhe
- Planifikimi Hapësinor, çështjet normative dhe praktike: Përvojat nga Sllovenia. Franc J. Zakrajsek dhe Vlasta Vodeb, Instituti i Planifikimit Urban i Republikës së Sllovenisë
12.20 Peja, rast pilot në Kosovë
Modest Gashi, Komuna e Pejës
12.40 Planifikimi i qëndrueshëm në Kosovë: metodat e planifikimit dhe e ardhmja e komunave të Kosovës - diskutim përmbyllës