Lajme dhe Ngjarje
Trajnim mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) në Kosovë
1 - 2 Tetor 2014
Prishtinë
Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) është një mjet i cili i kontribuon vendimeve të informuara në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm duke i inkorporuar konsideratat mjedisore në përgatitjen e planeve hapësinore. Duke u bazuar në miratimin e Direktivës së VSM në kuadër të legjislacionit të Kosovës, Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN-Habitat-it iu ka ofruar mbështetje komunave partnere në përgatitjen e VSM-së për planet zhvillimore lokale.
Si pjesë e këtij procesi, dhe me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve për VSM në nivel lokal dhe qendror, UN-Habitat MuSPP ka organizuar trajnim dy ditor mbi VSM-në për Planet Hapësinore për zyrtarët të përfshirë në procedurat e VSM-së në nivel qendror dhe lokal. Aktiviteti është mbajtur në kuadër të kontekstit për lansimin e udhëzuesit për zbatimin e procedurave të VSM-së në nivel lokal dhe qendror.
Qëllimi i punëtorisë ishte ngritja e kapaciteteve dhe të kuptuarit e zbatimit të VSM-së në aktivitetet e planifikimit hapësinor në Kosovë, si dhe adresimit të parimeve të përgjithshme të VSM-së, metodologjive specifike, fazave dhe detyrave. Objektivi i punëtorisë ishte të përmirësojë të kuptuarit e pjesëmarrësve për dobitë dhe mundësitë për shfrytëzimin e VSM-së si një vegël në vendimmarrjen strategjike dhe t'i mundësojë pjesëmarrësit që në mënyrë të pavarur ta shfrytëzojnë VSM-në në punën e tyre. Punëtoria ka qenë e organizuar në kornizën e MuSPP-it, zbatuar nga UN-Habitat dhe financuar nga Swedish Development Cooperation.