Lajme dhe Ngjarje

Vendbanimi Gorance i komunës së Hanit të Elezit është përzgjedhur si lokacion potencial për impiantin për trajtimin biologjik të ujërave të zeza

Në vitin 2014 Programi për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP) u bë partner me Ndërmarrësinë e Qarkut Harju dhe Zhvillim Konsulence (NQHZhK) për zbatimin e projektit "Zhvillimi I qëndrueshëm në Kosovë: njohja me praktikaat e Estonisë në menaxhimin e ujit dhe mbeturinave në komunat e Kosovës"   financuar nga Programi I Bashkëpunimit Zhvillimor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë. Si pjesë e projektit është dhënë një grant I vogël I programit për projektimin e impiantit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza në një vendbanim në Kosovë.  Përderisa programi ka synuar të identifikojë dhe bëjë përzgjedhjen e një lokacioni për vendosjen e një pajisjeje për trajtim efektiv, të përballueshëm dhe në shkallë të vogël,  mënyra të ngjashme për trajtim të ujërave të zeza në vendbanime të vogla janë prezantuar përfaqësuesve nga 12 komunat e Kosovës gjatë një vizite të bërë në Estoni në vitin 2014 dhe këto praktika janë parë si shumë interesante dhe me mundësi replikimi në Kosovë.

Aplikacionet nga shtatë komunat partnere të MuSPP-it janë pranuar dhe vlerësuar nga një Juri në përbërje të UN-Habitat-it dhe NQHZhK-së sipas kritereve që vijojnë: përfitimiet sociale-ekonomik dhe mjedisore të projektit, qëndrueshmëria financiare, mundësia e ripërsëritjes dhe kualiteti I aplikacionit. Gjithashtu disa nga lokacionet e përshkruara në aplikacionet e dorëzuara janë vizituar nga konsultantët e Estonisë gjatë vizitës konsultative në Kosovë të bërë në muajin Qershor.

Si rezultat është përzgjedhur aplikacioni i dorëzuar nga Komuna e Hanit të Elezit. Sipas ekspertit të projektit të NQHZhK-së, vendbanimi Gorance është shembull I një lokacioni të mirë për aplikimin e teknologjisë për trajtimin biologjik të ujërave të zeza për popullatën prej afro 1000 banorëve, me banim të dendur dhe afërsinë në lum. Si vazhdim, inxhinierët e Estonisë tani do të përgadisin një projekt teknik preliminar për impiantin me trajtimin biologjik në Gorance I cili shpresojmë të jetë një bazë efektive në mbështetje të përpjekjeve të komunës për të mbledhur fonde për ndërtimin e saj.   

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje