Lajme dhe Ngjarje
Aktiviteti me biçikleta hap kremtimet për Ditën e Evropës
Për
kremtimin e Ditës së Evropës në Kosovë, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian
në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor të
UN-HABITAT-it, Komunën e Prizrenit, Federatën Kosovare të Çiklizmit dhe Qendrën
Rinore Fisnikët organizuan turneun çiklistik në Prizren me 5 Maj 2009.
Aktiviteti
filloi nga Hotel Theranda dhe vazhdoi deri te Xhamia e Sinan Pashës, përmes
Manastirit të Arqangjelit, Hamamit të Gazi Mehmet Pashës, Urës së Soziut, Urës
së Gurit dhe Urës Arasta. Rreth 70 pjesëmarrës ishin pjesë e këtij turneu.
Ramadan
Muja, kryetar i Prizrenit, e përshendeti organizimin e kësaj gare si mënyrë e
promovimit të bukurive të qytetit dhe rrethinës. Gjithë ky atraksion në Prizren
u
përshkua nga çiklistët, edhe pse distanca mund të përshkuhej edhe në ecje.
Turneu tregoi se qyteti i Prizrenit ka
nevojë të ekspozohet në këtë mënyrë. Turneu gjithashtu tregoi se MuSPP-i
promovon përfshirjen efektive për lehtësimin e çiklizmit dhe të ecjes në brendi
të qytetit dhe në veçanti në perimetër të Zonës Mbrojtëse të Trashëgimisë Kulturore.
Aktivitet i
njejtë është organizuar edhe vjet ku rreth 100 pjesëmarrës i përshkuan vendet e
trashëgimisë kulturore në Rrafshin e Dukagjinit, nga Peja në Gjakovë, përmes
Isniqit, Deqanit dhe Junikut. Më vonë në këtë vit, planifikohet edicion i ri
Turneut Kulturor.