Lajme dhe Ngjarje

Avancimi dhe Rregullimi Urban i Vendbanimeve Joformale në Kosovë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP)/UN-HABITAT-I, dhe OSBE organizuan një Punëtori të përbashkët mbi Avancimin dhe Rregullimin urban të Vendbanimeve Joformale në Kosovë.

 

Qëllimi i punëtorisë ishte ngritja e vetëdijes mbi avancimin dhe rregullimin urban të vendbanimeve joformale si dhe ndërtimi i strategjive për zgjidhjen e çështjes në frymën e Deklaratës së Vjenës mbi Vendbanimet Joformale, Planin për Zbatimin e Standardeve të Kosovës (PZSK) dhe Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE).

 

Në veçanti punëtoria ishte e fokusuar në:

 

· Rishikimin e statusit të avancimit dhe rregullimit urban si dhe rregullimit të ligjeve, programeve, politikave dhe praktikave në Kosovë;

 

· Ngritjen e vetëdijes mbi “të drejtën në qytet” në mes të zyrtarëve komunalë si dhe të promovojë pjesëmarrjen e qytetarëvë në procesin e planifikimit hapësinor e urban;

 

· Hartimin e një sërë qëllimeve për avancimin dhe rregullimin urban si dhe të veprimeve që duhet ndërmarrë komunat si dhe institucionet tjera të Kosovës

 

 

Iniciativa ka rrjedhur si përgjigje ndaj gjendjes aktuale në Kosovë dhe zhvillimin e shpejtë të zonave peri-urbane. Gjatë dekadave të fundit, e sidomos pas konfliktit, Kosova ka parë zhvillimin e vendbanimeve joformale brenda dhe rreth qyteteve të saj.

 

 

Vendbanimet joformale mund të shihen si një simptom i rritjes ekonomike dhe urbanizimit, por gjithashtu edhe si shenjë e mugesës së zhvillimeve të planifikuara dhe për këtë ato shpesh karakterizohen me mungesë të qasjes në shërbimet dhe infrastrukturën elementare siç janë rrugët, energjia elekrike dhe kanalizimi.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje