Lajme dhe Ngjarje

Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve për Konkursin Ndërkombëtar për Qendrën e Mobilitetit Ferizaj

Dizajnerë nga Australia, Suedia dhe Kosova, fitues të Konkursit Ndërkombëtar për Qendrën e Mobilitetit në Ferizaj do të nderohen në një ceremoni të veçantë me 9 Shtator 2008, në ndërtesën e Hekurudhave të Kosovës në Fushë Kosovë.

Ky aktivitet do të përcillet nga prezentimi dhe debati me qytetarë në Komunën e Ferizajt. Pjesë e ceremonisë së dhënies së çmimeve do të jetë edhe punëtoria profesionale me 10 Shtator 2008, që do të fokusohet në rolin e hekurudhës në stimulimin e zhvilimit lokal, regjional dhe kombëtar.

Në ditën e fundit, me 11 Shtator 2008, 43 punimet e pranuara për “Konkursin Ndërkombëtar të Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj” do të jenë të hapura për publik në Modelariumin e Fakultetit të Arkitetkurës, në Univerzitetin e Prishtinës.

 

Posteri mund të shihet apo të shkarkohet nga:

http://www.unhabitat-kosovo.org/?cid=2,310

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje