Lajme dhe Ngjarje

Delegacioni i Kosovës viziton projektet mjedisore në Estoni

Një vizitë studimore e një delegacioni Kosovar u organizua nga 12-16 maj 2014, në Estoni. Delegacioni, i përbërë nga përfaqësues të komunave nga komunat partnere të MuSPP dhe një përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vizituan Parlamentin e Estonisë dhe patën rastin të takohen me anëtarë të Komisionit Parlamentar për  Mjedis për të diskutuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave në mbrojtjen e mjedisit dhe çështjen e ujërave, si dhe ujërave të zeza. Sfidat ndërkufitare u debatua, me shembullin e Liqenit Peipus, ku bashkëpunimi efektiv me autoritetet ruse është thelbësor.

udhëtimi studimor përfshiu vizita në projekte të ndryshme të infrastrukturës së gjelbër, të mbeturinave dhe të menaxhimit të ujërave të zeza në tri komuna. Në Komunën Rurale në Kuusalu, diskutimi u përqendrua në sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm, mundësitë e turizmit të qëndrueshëm, problemet e mjedisit në zonat rekreative, si dhe menaxhimi i mbeturinave dhe rregullimi i trafikut. Pjesëmarrësit vizituan gjithashtu komunën rurale Saue, ku janë prezantuar sfidat mjedisore komunale dhe projektet e ndryshme, duke përfshirë edhe rinovimin e impiantit për pastrim biologjik në Ääsmäe, si dhe vizitën në projektin e restaurimit të  lumit. Visitat tjera u organizuan në impiantin për pastrimin biologjik në Laitse, si dhe hapësirat për menaxhimin e mbeturinave (stacioni tranzit i mbeturinave në Pääsküla / ish-djerrina me sistemet e prodhimit të biogasit dhe fushën e kompostimit në Rahumäe), si dhe fermat në Kopli-Madise - një shembull i mirë i turizmit të qëndrueshëm rural.

Vizita është organizuar si pjesë e projektit "Zhvillimi i qëndrueshëm në Kosovë: njoftimi dhe zbatimi i praktikave Estoneze për menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave në komunat e Kosovës", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Estonisë, dhe koordinuar nga HEDC në bashkëpunim me UN-Habitatin .
 
Qëllimi i projektit është për të prezantuar dhe zbatuar praktikat e suksesshme mjedisore të Estonisë në Kosovë. Një fokus i veçantë është vendosur në çështjet e mbeturinave dhe menaxhimit të ujit. Në vijim të vizitës studimore në Estoni, një punëtori/seminar do të mbahet në Prishtinë më 10 qershor dhe konsulentët Estonez do të ofrojnë konsulta për mundësitë e implementimit të praktikave të përbashkëta. Një programin i mini-granteve është i përfshirë në projekt, me qëllim që të zhvillojë një projekt teknik për një impiant të trajtimin biologjik të ujërave të zeza, sipas nevojave të komunës, si dhe situatës specifike në terren. Format relevante të aplikacioneve do të shpërndahën komunave gjatë visitës konsultative në Kosovë.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje