Lajme dhe Ngjarje
Delegacioni suedez viziton Prizrenin
Përfaqësues të Qeverisë Suedeze dhe Sidës në Kosovë si dhe përfaqësuesit e programit MuSPP të UN-HABITAT-it vizituan komunën e Prizrenit. Delegacioni u mirëprit nga kryetari I komunës së Prizrenit, Z. Eqrem Kryeziu, Znj. Mybera Mustafa, Kryeshefe Ekzekutive si dhe zyrtarë tjerë komunalë.
Ky takim i cili ishte pjesë e Takimit Tre-palësh rishqyrtues, ofroi mundësinë për shkëmbimin e ideve rreth çështjeve në planifikimin hapësnor e urban duke ofruar kështu edhe sugjerime konkrete lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm në mes të komunës dhe Programit MuSPP.
Vizita në terren si dhe prezantimi lidhur me gjendjen e komunës në procesin e planifikimit, i prezantuar nga planerët komunalë si dhe diskutimet inter-aktive me udhëheqës dhe profesionistë treguan qartë se ata janë zotuar që ta qojnë përpara procesin e planifikimit në komuna e tyre.