Lajme dhe Ngjarje

Diskutim rreth Normave Teknike në Planifikim Hapësinor për menaxhim më të qëndrueshëm dhe efikas të përdorimit të tokës

 

Punëtoria e përbashkët e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e cila u mbajt më 18 qershor, në Prishtinë mbledhi rreth vetes planifikuesit që përfaqësojnë institucionet komunale dhe qendrore, Universitetit të Prishtinës dhe praktikuesit e planifikimit hapësinor për të diskutuar dhe shkëmbyer idetë e tyre për Normat Teknike në Planifikim Hapësinor (NTPH).

Hartimi I Rregullores për Normat Teknike në Planifikim Hapësinor është kërkesë ligjore që rrjedh nga Ligji Nr.04-L-174 për Planifikim Hapësinor. Në këtë process, kjo punëtori ofroi mundësinë për pjesëmarrësit të diskutojnë dhe arrijnë mirëkuptim rreth strukturës dhe përmbajtjes së dokumentit në mënyrë që ajo të jetë e përdorshme dhe e lehtë për t'u zbatuar nga planifikuesit.

Dr. Sci. Pietro Elisei, Planifikues me përvojë i qytetit nga Roma, I angazhuar si konsultant I MuSPP/UN-Habitat-I për NTPH theksoi se NTPH duhet të ofrojnë një kornizë rregullative përmes së cilës do të sigurohet zbatimi I Ligjit Nr. 04-L-174 për sa I përket përgatitjes së instrumenteve të krahasueshme në planifikimin dhe zhvillimin urban dhe territorial e të cilat do të ndihmojnë rregullimin hapësinor dhe menaxhimin e përdorimit të tokës në Kosovë. Kjo rregullore do të përcaktojë kërkesat themelore për menaxhim të qëndrueshëm, koherent, efektiv dhe efikas të përdorimit të tokës.     

Prezantimi pasoi me diskutimin dhe ngritjen e një sërë çështjeve nga pjesëmarrësit, në veçanti në raport me zbatimin e ardhshëm të normave në praktikë dhe në kontekst të veçantë në terren.

Punëtoria u përmbyll me një përshkrim të shkurtër rreth punës që do të pasojë më tej duke marrë në konsideratë edhe reagimet e pjesëmarrësve. Sesioni ofroi të dhëna të rëndësishme për përgatitjen e mëtutjeshme të NTPH ku do të reflektohen edhe sygjerimet e pjesëmarrësve.  

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje