Lajme dhe Ngjarje
Dita Ndërkombëtare e Habitatit në Kosovë 2008
Me 6 Tetor, Dita
ndërkombëtare e Habitatit 2008 me moton qytetet e harmonizuara u mbajt në
Prizren, qytet historik në Kosovë. Zyrtarët
komunalë, përfaqësues nga OJQ-të lokale, nxënës nga dy shkolla si dhe stafi i
MuSPP2 / UN-HABITAT qenë pjesëmarrës në aktivitetet në garën në vizatim dhe në
diskutimin në lidhje me sfidat e e harmonizimit të mjedisit të ndërtuar dhe
atij natyror.
Dy grupe nxënësish, njëri i përbërë
me nxënës shurdh-memecë morën pjesë në garën e vizatimit, ku përmes punimeve të
tyre e shprehën vizionin e tyre për qytetet ku mjedisi i ndërtuar dhe ai
natyror ekzistojnë në harmoni në mes vete. E rëndësishme për pjesëmarrësit në
diskutim, profesionistë dhe amatorë, ishte të njihen me atë se çka duhet të përmirësohet
apo të ndryshohet në mjedisin e ndërtuar që të bëhet më I favorshëm dhe I
pranuar karshi nevojave të fëmijve. Në vizatime, qytetet u paraqitën me zona të
gjelbëra, drunj, fusha lojërash, më pak ndërtime dhe trafik. Këto punime janë të
vendosura në Pallatin e Kulturës dhe është planifikuar që këto vizatime të përdoren
si ilustrime për kalendarin e vitit 2009, që do të publikohet.
Idetë e prezentuara në vizatimet
e tyre nga fëmijtë e inspiruan diskutimin se si duhet të ekuilibrohen kërkesat
e një zhvillimi të qëndrueshëm urban, duke I kushtuar rëndësi kualitetit të shërbimeve
urbane dhe mjedisit të shëndoshë natyror. Diskutimi u fokusua edhe në një
aspekt tjetër që kishte të bëjë me promovimin e rëndësisë së zhvillimit të
balancuar dhe të qëndrueshëm në mes të profesionistëve dhe publikut. Pjesëmarrësit
në takim u pajtuan se fushatat e vetëdijësimit nevojiten për ngritjen e janë të
ngritjes së ndjenjës së përgjegjesisë në mes të qytetarëve për gjendjen në
qytet, pastërtinë dhe rendin, pastërtinë e lumit, mbrojtjen e zonave të gjelbëra
në afërsi të monumenteve kulturore dhe historike, si p.sh Kalaja.
Këto lloje të aktiviteteve si ky
kane për qëllim promovimin e aspekteve të ndryshme të urbanizmit, duke
kontribuar në mirëkuptim të sfidave të planifikimit modern urban në Kosovë dhe
më gjerë.