Lajme dhe Ngjarje

Doracaku mbi rregullimin e vendbanimeve jo formale - u lansua

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) e mbështetur nga Programi i mbështetjes së Planifikimit Hapësinor të komunave i UN-Habitat-it (MuSSP) e financuar nga Suedia dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka organizuar një tryezë të rrumbullakët në 20 nëntor të vitit 2012, qëllimi i kësaj TR-je ishte lansimi i doracakut për rregullimin e vendbanimeve joformale në Kosovë.  Komunat kryesisht u përfaqësuan nga përfaqësuesit e drejtorive të urbanizmit dhe planifikimit, gjeodezisë dhe kadastrës si dhe mjedisit. Takimi u hap nga zëvendës ministri i ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinorë Z. Shpëtim Rudi, i cili theksoi rëndësinë e doracakut dhe përdorimin e tij në praktikë për komunat e Kosovës në të ardhmen. Përfaqësuesi i OSBE-së Z. Eduard Pesendorfer, i u referua Nenit 1 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut duke thënë: "të gjitha qeniet njerëzore kanë lindur të lira dhe të barabarta në dinjitet dhe të drejta". Prandaj, doracaku do të shërbej si mjet për të ngritur dhe përmirësuar standardin e kushteve të jetesës të banorëve në vendbanimet joformale.  Gjithashtu u është bërë thirrje Qeverisë për të përmirësuar Draft strategjinë e Planit të Veprimit  2011-2015 mbi parandalimin dhe rregullimin e vendbanimeve joformale në Kosovë. Shefi i zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë Znj. Krystyna Galezia, përmendi se, rregullimi i vendbanimeve joformale duhet të shikohet nga këndi i perspektivës së planifikimit hapësinor. Ajo tha se; "diku rreth 1.5 miliard banorë që jetojnë në vendbanime joformale në të gjithë botën, edhe përkundër veprimeve të ndërmarra për të zbutur këtë problem, numri i tyre rritet çdo vit". Pjesëmarrja e grave dhe burrave, vajzave dhe djemve, të rinjve dhe të moshuarve është e një rëndësie vendimtare nëpërmjet procesit të rregullimit.

Doracaku u prezantua nga kryesuesi i divizionit të planifikimit në kuadër të MMPH-së Znj. Suzana Goranci. Komuna e ka pasur rastin e dëgjimit të praktikave më të mira ndërkombëtare për rregullimin vendbanimeve joformale që i prezantoi Z. Edesio Fernandez. Dallimi mes manifestimeve të ndryshme të vendbanimeve joformale, një bashkëpunim mes niveleve më të larta ndërministrore, angazhimin e agjencive dhe institucioneve të tjera që kanë të bëjnë me çështjet pronësore, sociale, mjedisore dhe financiare, gjetjen e mënyrës së konfrontimit me vendbanimet joformale solide  të cilat ende kanë nevojë për intervenim, përmirësim të menaxhimit të planifikimit urban, sigurimin të drejtave të banimit të banorëve ishin disa nga rekomandimet e tij.

Tryeza e rrumbullakët vazhdoi me diskutime interesante mes pjesëmarrjes për qartësimin e çështjeve lidhur me përgjegjësitë e komunave në adresimin e vendbanimeve joformale në territoret e tyre.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje