Lajme dhe Ngjarje

Drejt hapësirave publike të përmirësuara dhe furnizimit më të mirë me ujë në Han të Elezit

Më 8 korrik 2014, Komuna e Hanit të Elezit dhe Programi i Mbështetjes së Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP) in UN Habitat-it, i cili financohet nga Swedish Development Cooperation, arritën një Marrëveshje Bashkëpunimi (MB) për bashkëfinancimin e Projektit të Investimit Kapital (PIK) në Komunën e lartcekur. Projekti do të përmirësojë hapësirat publike në dy fshatrat më të mëdha të Hanit të Elezit, në Paldenicë dhe Gorancë. 

Palët ishin të përfaqësuara nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Z. Rufki Suma, përderisa MuSPP-i i UN Habitat-it përfaqësohej nga Znj. Gwendoline Mennetrier, Kryekëshilltare Teknike. Z. Suma shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e përgjithshme të UN Habitat-it dhënë Komunës së Hanit të Elezit dhe premtoi angazhim maksimal që projekti të jetë sa më kualitativ dhe i përfunduar në kohë.

Projekti është nxjerrë nga Studimi i Fizibilitetit për Përmirësimin dhe Menaxhimin e Furnizimit me Ujë në Han të Elezit. Projekti i investimit kapital është zhvilluar me kapacitetet vetanake të Komunës përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent. Gjatë zhvillimit të projektit ishin mbajtur disa punëtori duke përfshirë palët direkte të interesit (qytetarët dhe shoqëria civile së bashku me Komunën dhe MuSPP-in).

Siç u tha më lart projekti do të implementohet në dy fshatra, me qëllim të krijimit të hapësirave të hapura që do të jene lehtë të qasshme për grumbullime, takime dhe rekreacion pasivë; kurse paralelisht me të do të ofrojnë një alternativë të furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët. Projekti gjithashtu do të ofrojë mobilieri urbane në funksion të përmirësimit të hapësirave të krijuara si dhe do të rregulloj/përmirësoj qasjen drejt këtyre hapësirave dhe hapësirave tjera të rëndësishme të fshatrave.

Kostoja e projektit parashihet të jetë rreth 78.000 euro dhe financimi do të bëhet nga Komuna e Hanit të Elezit dhe MuSPP-i. Implementimi i këtij projekti pritet të filloj pasi të jenë përfunduar procedurat e prokurimit nga Komuna.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje