Lajme dhe Ngjarje
Drejt përmirësimit të hapësirave publike të Mamushës
Marrëveshja e bashkëpunimit për implementimin e Projektit për Investimeve Kapitale ( PIK ) është nënshkruar më 28 prill 2014, në mes të Komunës së Mamushës dhe Programit për mbështetje të planifikimit hapësinor komunal (MuSPP) in UN-Habitat-it.
Kryetari i komunës së Mamushës , Z.Arif Butuc , shprehu mirënjohjen e tij ndaj UN-Habitat/MuSPP-it, për mbështetjen financiare dhe profesionale dhënë në përmirësimin e oborrit të shkollës e mesme, si dhe hapësirave tjera publike brenda komunës. Ky projekt është bashkë financuar në baza 50/50, si dhe është si rrjedhojë e procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal ( PZHK ) , i cili ka patur mbështetje profesionale nga MuSPP-i i UN-Habitatit , i financuar nga bashkëpunimi për zhvillim suedez. Draft – PZHK-ja e Mamushës është duke pritur pëlqimin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) , ndërsa i saj Vlerësimi Strategjik për Mjedis ( VSM) është miratuar tashmë nga Kuvendi i Komunës .
Komuna tani do të ndërmarrë të gjitha punët përgatitore për të filluar me procedurat e prokurimit , si dhe punët fillestare të projektit . Kryetari i komunës njoftoi se inaugurimi i projektit do të bëhet gjatë Festivalit të domates, ngjarje e cila zakonisht organizohet çdo verë në qendër të qytetit të Mamushës.