Lajme dhe Ngjarje
E ardhmja e Mitrovicës diskutohet nga Menagjmenti i MuSPP dhe kryetari i komunës
Menagjmenti
i Programit për Mbështetjen e Komunave në Planifikimin Hapësinor Komunal u
takua me kryetarin e posazgjedhur të Komunës së Mitrovicës me 12 Shkurt 2010, për
të diskutuar për bashkëpunimin me këtë komunë në të ardhmen.
Takimi
ishte një mundësi e mirë për kryetarin e ri që ti prezentohet programi si dhe
prioritetet zhvillimore. Aktualisht, ekipa e MuSPP-it i mbështet departamentet
komunale në hartimin e projekteve, që do të financohen nga komuna dhe MuSPP-i.
Takimi u
fokusua në implementimin e projekt propozimit për përmirësimin e qasjes në
Shkollën Fillore Meto Bajraktari si dhe në vazhdimin e projektimit për përmirësimin
e zonës rreth lumit Lushta dhe lidhjes me rrjetin rrugor urban, brenda qendrës
së qytetit. I tërë projekti dhe proceset e projektuara me pjesëmarrje janë bërë
në bashkëpunim të ngushtë, me përfshirje direkte të zyrtarëve komunalë dhe
grupeve tjera të akterëve. Kjo eksperiencë njihet si masë e vlefshme për
krijimin e kapaciteteve dhe vlerësohet nga të gjitha palët e involvuara në
zvhvillimin e projektit.
Kryetari e
falenderoi MuSPP-in për mbështetje konstruktive dhe të frytshme dhënë Mitrovicës,
dhe siguroi se do të angazhohet plotësisht në implementimin e projekteve
aktuale, duke shpresuar se bashkëpunimi me MuSPP-in do të vazhdojë edhe në çështje
të tjera.