Lajme dhe Ngjarje
Festimi i Ditës Botërore të Habitat-it në Kosovë: Nxënësit i prezentuan idetë e tyre për Qytet më i mirë, Jetë më e mirë
Si në shumë qytete në mbarë botën, Dita Botërore e
Habitat-it u festua edhe në qytetin historik të Prizrenit në Kosovë. Me këtë
rast UN-HABITAT-i u bashkua në festimin e kësaj date së bashku me Komunën e
Prizrenit dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Ceremonia e ndarjes së cmimeve u organizua në sallën
komunale të Komunës së Prizrenit. Për ta shënuar këtë datë prezent ishin përfaqësues
të autoritetit lokal, nga Programi për Planifikim Hapësinor Komunal i
UN-HABITAT-it, OSBE-ja, nxënës të cilët morën pjesë në garën për shkrimin e
eseve, mediat si dhe përfaqësues të organizatave tw tjera ndërkombëtare.
Aktiviteti filloi me fjalët hyrëse nga ana e organizatorëve, të cilët i nënvizuan
çështjet dhe problemet me të cilat ballafaqohet jeta në zonat urbane në
shekullin e 21.
Të gjithë nxënësit u nderuan me certifikata për pjesëmarrjen
në këtë garë por gjithashtu edhe patën mundësi që esetë e tyre ti lexojnë para
audiencës së mbledhur në Sallën Komunale të Prizrenit. Nga kjo, u zhvillua një
debat interaktiv, ku nxënësit patën mundësi tu shtrojnë pyetje autoriteteve
komunale për shqetësimet, planet dhe mangësitë e vizionit komunal për projektet
lokale si dhe në çështje tjera urbane.
Esetë kishin të bënin me një varg çështjesh globale, si:
ngrohja globale, efekti i zonave të gjelbëra, mungesa e transportit publik
urban, banimi social, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, burimet alternative të
energjisë, zhvillimi ekonomik si dhe çështje të tjera bashkëkohore në mbarë botën.
Dita Botërore e Habitat-it festohet në mbarë botën që nga 1986.
Është aktivitet që mbahet në të Hënën e parë të Tetorit, ku çdo vit tema kryesore
që i adreson sfidat kryesore të kohës ndryshon dhe qw vendoset nga UN-HABTAT-i.