Lajme dhe Ngjarje

Forumi Botëror Urban 4

Njoftim: Urbanizimi i harmonishëm: Sfidat e Zhvillimit te balancuar territorial

UN-HABITAT-i dhe Qeveria Kineze ju mirëpresin në Sesionin e katërt të Forumit Botëror Urban që do të mbahet në Qendrën e Kongreseve dhe Ekspozitave në Nanjing, prej 13–17 Tetor, 2008. Ky forum që organizohet çdo dy vite, është një prej konferencave kryesore lidhur me qytetet dhe problemet me të cilat ballafaqohen ato, në botën ku gjysma e saj është e urbanizuar – në epokën e re të Homo–Urbanus.

 

Qyteti Nanjing, i cili shtrihet përgjatë lumit Yangce, është qytet i vjetër kinez me histori 2000 vjeçare i njohur gjithashtu edhe si kryeqytet i Dinastisë së Gjashtë në Kinë. Është vendbanim në të cilin jetojnë gati 4 milion banorë, dhe që çdo ditë rritet përkrah zhvillimit ekonomik lokal.

 

Nanjing-u dhe UN-HABITAT-i ju mirëpresin në  Sesionin e katërt të Forumit Botëror Urban, prej 12-17 Tetor në Qendrën e Kongreseve dhe Ekspozitave në Nanjing. Ky kongres është themeluar nga Kombet e Bashkuara për qëllim të studimit të urbanizimit të shpejtë dhe efektit të tij karshi komunitetit, qyteteve, ekonomisë dhe politikave.

 

 

 

 

 

Më shumë informata në: www.unhabitat.org

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje