Lajme dhe Ngjarje
Fushë Punëtoria mbi vendbanimet Joformale në Pejë
Më 14 Qershor 2007 u mbajt fushë punëtoria e dytë e inicuar nga grupi punues mbi vendbanimet joformale me akterët kryesorë nga Komuna e Pejës, Asociacioni I Komunave të Kosovës (AKK), MMPH, OSBE dhe UN-HABITAT/MuSPP programi.
Pjesëmarrësit në punëtori identifikuan dhe diskutuan një spektër të gjerë të cështjeve të vendbanimeve joformale të cilat ndërlidhet me planifikimin komunal/ urban si dhe mekanizmat e parandalimit dhe përmirësimit të vendbanimeve joformale.
Punëtoria është pjesë e procesit për ti adresuar vendbanimet joformale tek nivelet lokale, qendrore dhe në nivel të komunitetit, në përputhje me prioritetet e qeverisë dhe Planit të Veprimit për Partneritet Europian.
Rezultatet dhe përvojat e fituara nga punëtoritë në vendngjarje më pas do të integrohen në hapat e mëtutjeshëm në procesin e parashikuar, sic janë trajnimet për komuna, zhvillimi I strategjisë mbarë-kosovare për vendbanimet joformale dhe në konferencën për politika që do të zhvillohet më vonë këtë vit.