Lajme dhe Ngjarje

Fëmijët, mësimdhënësit dhe qytetarët e Radevës po e gëzojnë mjedisin e ri shkollor dhe hapësirën për komunitetin

Projekti i Investimeve Kapitale (PIK) "Oborri i shkollës dhe sheshi i lojërave në Radevë", një investim i përbashkët i Komunës së Graçanicës dhe Programit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), u përurua më 30 mars, në fshatin Radevë. Ky projekt rrjedhë nga Plani i Veprimit të Planit të aprovuar Zhvillimor Komunal (PZHK) të Graçanicës, si një përkthim i prekshëm i planifikimit në përmirësimin  dhe ndryshimin konkret të hapësirës publike dhe mjedisit.

Inaugurimi, përveç përfaqësuesve të komunës dhe MuSPP-it, u ndoq edhe nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës. Gjatë takimit të mbajtur me këtë rast, Shefi i UN-Habitatit në Kosovë znj Gwendoline Mennetrier uroi kryetarin e ri të Graçanicës  për zgjedhjen e tij dhe e njoftoi atë me programin MuSSP dhe të gjitha proceset dhe produktet e mbështetjes për Komunën e Graçanicës që nga fundi i vitit 2010. Kryetari i Komunës së Graçanicës, z Vladeta Kostiq, shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e përgjithshme të dhënë nga MuSPP-i, dhe në veçanti për këtë Projekt të Investimeve Kapitale. Ai gjithashtu theksoi nevojën për mbështetje të mëtejshme në zbatimin e PZHK-së dhe në hartimin e dokumenteve të tjera të planifikimit të nevojshme për orientimin  e zhvillimit të komunës. Znj Gwendoline Mennetrier poashtu shprehu mirënjohjen e saj dhe falënderimin për punën e kryer nga komuna, stafi i saj, partnerët e saj dhe komunitetit në mbështetje të projektit në Radevë që ofron hapësira më të mëdha për edukim, rekreacion, mbledhje të komunitetit, qasje më të lehtë dhe mjedis të mirëmbajtur.

"Ne jemi shumë të kënaqur me projektin e zbatuar", deklaruan fëmijët dhe mësuesit e shkollës në lidhje me këtë rast. Ata thanë  se mjedisi i tyre i brendshëm për mësimnxënie/mësimdhënie u përmirësua, qasja në shkollë tani ështe më e lehtë dhe më e sigurt, dhe oborri i tyre i ri, të cilin ata e pëlqyen më së shumëti, tani u mundëson atyre që të mbajnë orë sportive dhe klasë verore në mënyrën e duhur dhe në një mjedis të këndshëm, pa ndonjë vrimë në terren dhe me një fushë të sportit të rrethuar. Ata theksuan se dëshirat e tyre të vizatuara dhe shkruara në takimet dhe punëtoritë e përbashkëta të projektimit janë bërë realitet, dhe se të gjitha nevojat e tyre janë plotësuar, duke përfshirë vendndodhjen e objekteve në oborrin e shkollës dhe sheshin e lojërave. Për më tepër, mund të shihet se fëmijët kanë mësuar mënyrën se si t'i artikulojnë nevojat e tyre për përmirësimet e ardhshme, duke bërë një vizatim të vogël  me të cilin ata kërkojnë nga komuna që t'i kenë  fushat sportive të shënuara dhe të pajisura për hendboll dhe aktivitete të tenisit, në mënyrë që fëmijët e etniteteve të ndryshme të mund të luajnë edhe më shumë dhe të garojnë së bashku. Drejtorët e Urbanizmit dhe Arsimit premtuan se do të shqyrtojnë me kujdes këtë kërkesë.

Fokusi i PIK ishte përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit të funksioneve publike brenda fshatit Radevë, i cili është një nga vendbanimet shumë-etnike më në nevojë në kuadër të komunës. Projekti përmban rregullimin e oborrit të shkollës dhe parkut për fëmijët e shkollës, rregullimin e sheshit për lojëra në tokën komunale ngjitur me oborrin e shkollës për fëmijët e gjithë komunitetit, ndërtimin e gardhit dhe murit mbajtës për rregullimin e parkut dhe zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit të kësaj  hapësire.

Kjo iniciativë u bashkë-financua nga  Komuna e Graçanicë dhe MuSPP-it, dhe u zbatua nga UN-Habitati me mbështetjen financiare të Agjensisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje