Lajme dhe Ngjarje

Hapa konkretë për sjelljen e vizionit të Pejës në realitet

Për herë të parë në historinë e saj, Kosova do të marrë pjesë në Europan, në njërën nga konkurset më prestigjioze të arkitekturës dhe urbanizmit në Evropë. Konkursi i fton arkitektët e rinj dhe dizajnerët urban deri në 40 vjet, t’i mbështetesin qytetet dhe zhvilluesit në gjetjen e zgjidhjeve të reja për transformimin e lokacioneve urbane.
Qyteti i Pejës, është zgjedhur të jetë fillestar, derisa propozimi për këtë konkurs është:  Dizajnimi i Zonës së Edukimit, Sporteve dhe Turizmit në vendin ku më herët kanë qenë barakat e ushtrisë në jugperëndim të Pejës.
Qëllimi i konkursit është ta ngrisë dhe inkurajojë formulimin e strategjive të zhvillimit të detajuar urban në Komunën e Pejës, me dizajne të integruara që i mbështesin Planet Rregullative Urbane dhe procesin e implementimit të tyre, duke u fokusuar në çështjet  kruciale të qëndrueshmërisë – sociale, ekonomike dhe mjedisore.  
E tërë idea e këtij projekti doli nga punëtoria e vizionimit për Pejën e mbajtur në Gusht të 2007.  Punëtoria e vizionimit  u organizua për një Plan Rregullues Urban të zonës së quajtur “EST”, ku deklarata e vizionit thotë: : “Zona e re e Edukimit, Sporteve dhe Turzimit “EST” do të zhvillohet pranë parkut nacional të Bjeshkëve të Nemura, rrethuar nga lagjet Zatra, Dardania, Bellopoja dhe Parku i Karagaçit”. Kjo do të jetë një zonë atraktive dhe lehtë e qasshme për të gjitha qendrat e këtij regjioni. “EST” do të bëhet pjesë e ofertës turistike për rajonin e Dukagjinit, pjesë kjo ku natyra dhe shëndeti bëhen së bashku. Po ashtu do jetë qendër intelektuale për rajonin, duke ofruar hapësirë për Universitetin e Sportit. Sa i perket funksionit sportiv, “EST” do të konkurrojë në rajon për organizmin e aktiviteteve ndërkombëtare.
Sot, ky projekt do të vihet në jetë përmes inciativës së Komunës së Pejës dhe EUROPAN-it (
www.europan-kosovo.org), dhe dizajnet më të mira të propozuara për këtë zonë do të ofrojnë ndryshim pozitiv në jetën e banorëve të Pejës.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje