Lajme dhe Ngjarje
Hapet diskutimi publik për komponentat e Vlerësimit të Menagjimit të Rreziqeve dhe Fatkeqësive Natyrore dhe Transportit
Komuna e
Ferizajt, në mbështetje të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor
Komunal në Kosovë (MuSPP) financuar nga Sida dhe implementuar nga UN-HABITAT-i
kanë hartuar komponentat e DRAM-it dhe Transport-it
në kuadër të PZHK/PZHU-së.
Me qëllim të
të një procesi të planifikimit më transparent, pjesëmarrës dhe gjithpërfshirës,
diskutimi publik në fokus do ta ketë komponentën e Vlerësimit dhe Menagjimit të
Rreziqeve dhe Fatkeqësive Natyrore dhe Transportin. Prezentimi u mbajt me 25
Mars 2011, në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt. Në të morrën pjesë përfaqësues
nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (Departamenti i
Planifikimit Hapësinor), Ministria e Zhvillimit Ekonomik Instituti për
Seizmologji, përfaqësues nga komuna fqinje e Gjilanit Drejtoria për Urbanizëm
dhe Emergjenca, Shërbimi Policor i Kosovës Departamenti i Zjarrfikësve, OSBE-ja,
shoqëria civile, mediat lokale në Ferizaj si dhe përfaqësues të MuSPP-it. Shprehur
në shifra, në këtë takim morrën pjesë rreth 60 pjesëmarrës.
Qëllimi i
prezentimit publik ishte paraqitja e rezultateve të komponentave, dhe marrja e opinioneve
dhe komenteve nga institucionet relevante, akterët dhe publiku me qëllim të përmirësimit
të draftit përfundimtar të këtyre dokumenteve. Drafti i këtyre dokumenteve i
prezentuar në këtë takim, ua jep mundësinë pjesëmarrësve ti japin edhe në
formë të shkruar.
Në fjalën e
saj hyrëse, drejtoresha për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis në Komunën e
Ferizajt, Znj.Qazime Vata, theksoi se Komuna e ka miratuar PZHK/PZHU-në me 2009,
por megjithkëtë ata vlerësuan se disa kapituj kanë nevojë të përmirësohen, dhe
me këtë qëllim janë hartuar dokumentet e DRAM-it dhe Transportit, që do të
kontribojnë në kontrollin e zhvillimit të zonave të rrezikuara nga fatkeqësitë
si dhe në zhvillimin e Mobilitetit dhe Transportit në hartimin e planeve
rregulluese urbane.
Z. Ishaku
Maitumbi (Zyrtar në detyrë i UN-HABITAT-it) e nënvizoi rëndësinë e dokumenteve
dhe theksoi se fatkeqësitë nuk mund të parashikohen, por me planifikim, efekti i
fatkeqësive mund të reduktohet.
Përfaqësuesi
i Insitutit të seizmologjisë, Z. Shemsi Mustafa, e theksoi rëndësinë e
aplikimit të kodeve të ndërtimit, duke konsideruar se regjioni i Ferizajt
ndodhet në zonë të rrezikuar seizmike. Ai theskoi se harta e re sezimike në
Kosovë është në dispozicion.
Pas
diskutimit publik, dokumentet iu shpërndanë pjesëmarrësve për komente. Shqyrtimi
përfundimtar do të bëhet pas pranimit të komenteve nga diskutimi publik, ku
pastaj dokumentet përfundimtare do të dorëzohen në Kuvendin Komunal për
miratim.