Lajme dhe Ngjarje

Hapja e Shqyrtimit Publik për Planin Zhvillimor Urban të Hanit të Elezit

Ne jemi të nderuar të ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen e shqyrtimit publik të draftit të Planit Zhvillimor Urban (PZHU) të Komunës së Hanit të Elezit. Dita e hapjes do të jetë me 29 Prill (E premte) 2011, në 10:15 në sallën e Shtëpisë së Kulturës të Hanit të Elezit.
Ky takim ka për qëllim që zyrtarisht ta hapë shqyrtimin publik duke ua dhënë të ftuarve (qytetarëve, përfaqësuesve të organizatave të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare si lokale dhe ndërkombëtare,  shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, grupeve të ndryshme të interesit, dhe akterëve tjerë në përgjithësi) mundësinë  që të njihen me përbërjen e Planit Zhvillimor Urban (PZHU) të Hanit të Elezit. Ky takim, është pika fillestare e procesit të shqyrtimit publik që do të vazhdojë për 30 ditë (bazuar në Ligjin e Planifikimit Hapësinor) që u jep mundësi pjesëmarrësve që t’i japin komentet e tyre, të ngrisin çështje dhe të propozojnë ndryshime para se plani të dorëzohet për miratim zyrtar te Asambleja Komunale e Hanit të Elezit. Plani Zhvillimor Urban i Hanit të Elezit, është një plan strategjik me karakter multisektorial që jep vizion dhe udhëzim të qartë për zhvillimin e ardhshëm hapësinor të zonës urbane. Plani është hartuar nga Komuna e Hanit të Elezit (Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis) në mbështetje të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) i implementuar nga UN-HABITAT-i dhe i financuar nga Sida. I tërë procesi i planifikimit është mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor (MMPH) me të dhëna dhe këshilla të nevojshme. 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje