Lajme dhe Ngjarje

Hapja e shqyrtimit publik të draft Planit Rregullues Urban për Qendrën dhe Lagjen Parku në Han të Elezit

 

Me qëllim që të ketë një proces përfshirës, pjesëmarrës dhe transparent të planifikimit, Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim të ngushtë me UN-Habitat-in, Programin Mbështetës për Planifikimin Hapësinor Komunal  (MuSPP) hapi shqyrtimin publik të draft Planit Rregullues Urban për Qendrën dhe Lagjen Parku. Takimi publik u mbajt më 14 gusht 2013, në Shtëpinë e Kulturës në komunën e Hanit të Elezit. Prezantimi dhe diskutimet përfshinë përfaqësuesit nga shoqëria civile, shkollat, përfaqësuesit komunalë përfshirë Nënkryetarin e Komunës, Kryesuesin e Kuvendit, Drejtorët, UN-HABITAT-in dhe qytetarë të tjerë nga komuna e Hanit të Elezit.

Qëllimi i takimit ishte informimi i pjesëmarrësve lidhur me rregulloret e propozuara për infrastrukturën, shfrytëzimin e tokës, ndarje e parcelave dhe panoramës së ardhshme të qyteti dhe t’i ftojë ata që të ndajnë idetë e tyre përkitazi me rregulloret e propozuara. Takimi dhe shqyrtim publik do të jetë veprimi i fundit në serinë e informimit dhe nxjerrjes së të dhënave nga homologët e ndryshëm para se plani të dërgohet në Kuvend Komunal për miratim.

Nënkryetari i komunës z. Muzafer Dernjani i informoi pjesëmarrësit për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre gjatë të gjitha fazave të hartimit të planit dhe falënderoj mbështetjen e MuSPP-it të UN-HABITAT-it. Ai shprehu angazhimin e komunës në projektet aktuale dhe të ardhshme. Këshilltarja teknike e UN-HABITAT-it, znj. Gwendoline Mennetrier, shprehu kënaqësinë e saj që merr pjesë në hapjen e shqyrtimit publik, si mbledhjen e saj të parë publike që kur filloi punën si Këshilltare e re Teknike. Ajo përmendi shkurtimisht planet e hartuara paraprakisht në Han të Elezit (PZHK dhe PZHU) dhe rëndësinë e këtyre proceseve, që besohet të ketë pasur një efekt pozitiv në komunë edhe për nga dimensioni i tyre në ngritjen e kapaciteteve. Znj. Mennetrier theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në procese të tilla që trajtojnë të gjitha fushat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Zyrtari komunal z. Durim Dernjani u shpjegoi të pranishmëve procesin e hartimit dhe detajet e Planit Rregullues, ndërsa z. Sami Stagova, Planifikues i UN-HABITAT-it, vazhdoi me prezantimin se si qëllimet dhe objektivat e Planit të miratuar Zhvillimor Komunal (PZHU) ishin programuar për t'u arritur përmes kornizës së propozuar rregulluese të Planit Zhvillimor Urban (PZHU). U prezantuan informacione të hollësishme për rregulloret e propozuara për rrugët (hapja e rrugëve të reja dhe rregullimin i atyre ekzistuese përmes linjave rregulluese dhe të ndërtimit, shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave, etj), mjedisi dhe panorama e qytetit (itineraret kryesorë të qytetit që lidhin funksionet kryesore urbane nëpërmjet elementeve të mjedisit me qëllim të krijimit të infrastrukturës funksionale gjelbëruese), si dhe shfytëzimi i tokës (banimi nëpër dendësi të ndryshme, rregulloret e ndërtimit, rregulloret e parcelës, hapësirat publike, etj.)

Prezantimi publik u përmbyll me një diskutim publik dhe u ofruan shpjegime të mëtejshme mbi fushat tematike specifike të planit (parkingjet publike, projektet e investimeve kapitale në plan, linja e ndërtimit dhe gjerësia e rrugëve, shtigjet për biçikletë, etj.) Përfshirja e përgjithshëm e publikut dhe veçanërisht përfshirja e grave dhe e të rinjve në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes në përgjithësi, u theksua si një çështje që duhet përmirësuar në komunën e Hanit të Elezit.

Drafti i PRU-së do të jetë i hapur për shqyrtim publik për një muaj (14/08/2013-16/09/2013) dhe do të jenë në dispozicion me qëllim të konsultimit, në zyrën e Urbanizmit në kuadër të ndërtesës së administratës komunale, ku një zyrtar komunal do të ofroj mbështetje për të gjitha palët e interesuara, duke ofruar çdo informacion të nevojshme shtesë dhe pranimin e komenteve apo sugjerimeve.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje