Lajme dhe Ngjarje
Komuna e Hanit te Elezit e hapë diskutimin publik për Vlerëzimin Strategjik Mjedisor(VSM) në PZHK
Me 2009 Komuna
e Hanit të Elezit e filloi hartimin e draftit të Planit Zhvillimor Komunal dhe
atij Urban. Procesi është i mbështetur
nga MuSSP-i, i financuar nga SIDA dhe i implementuar nga UN-HABITAT-i. Një
progres substancial është arritur në hartimin e këtyre planeve, ku PZHK-ja vetëm
se ndodhet në shqyrtim publik. Në tetor të 2010, Ligji i Vlerësimit Strategjik
Mjedisor u miratua nga Parlementi i Kosovës. Drafti i PZHK-së u hartua para se
Ligji të miratohej, por megjithkëtë Komuna e Hanit të Elezit vendosi ta hartojë
VSM-në, në përputhje me ligjin në fjalë. Hani i Elezit do të shërbejë si test,
ngase është hera e parë që po hartohet ky raport siç edhe është potencuar në
takimet me MMPH-në, ku eksperienca e fituar do të aplikohet në planet tjera
komunale.
Raporti i
studimit u hartua në Dhjtor të 2010 dhe u finalizua në Janar të 2011 në bashkëpunim
me zyrtarët komunalë dhe të MuSPP-it të ekipës së planifikimit të Hanit të
Elezit.
Hapja e
diskutimit publik të Vlerësimit Strategjik Mjedisor të PZHK-së u bë të Enjten,
me 10 Mars 2011 në sallën e Kuvendit Komunal në pjesëmarrje të përfaqësuesve të
shoqërisë civile, të kuvendit komunal, REC-ut dhe stafit të MuSPP-it. Qëllimi
I këtij takimi ishte të prezentohet procesi i hartimit të raportit të VSM-së
dhe të gjetjeve, por gjithashtu edhe ti mbledhë mendimet dhe opinionet e
institucioneve relevante dhe publikut të interesuar.
Këshilltari
i Kryetarit dhe moderatori i këtij takimi, Z. Mallzum Qajani në fjalën e tij
hyrëse e falenderoi UN-HABITAT-in për mbështetjen e dhënë në hartimin e planeve
zhvillimore dhe VSM-së. Është me rëndësi për banorët e Hanit të Elezit dhe
autoritetet komunale, ta kuptojnë ndikimin e propozimeve të Mjedisit ne Planin
Zhvillimor Komunal, duke përfshirë edhe masat për lehtësimin e ndikimit theksoi
z. Qajani, duke potencuar se Hani i Elezit ka shumë çështje që kanë të bëjnë me
mjedisin.
Takimi
vazhdoi me fjalimin e z. Muzafer Dernjani, Zëvendës Kryetar i Hanit të Elezit
dhe z.Ishaku Maitumbi, Zyrtar në detyrë i UN-HABITAT-it, ku ky i fundit e
theksoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Komunës dhe UN-HABITAT-it, ku progresi
shihet çdo herë që ai e viziton Hanin e Elezit..
Z. Durim
Dernjani, Zyrtar Komunal në Han të Elezit, e prezentoi raportin e VSM-së dhe
theksoi se ky dokument është pjesë e pandashme e PZHK-së dhe i inkurajoi të
gjithë qytetarët të japin komnetet si në takim ose gjatë 30 ditëve sa do të jetë
i hapur shqyrtimi publik. Përfaqësuesit e REC-ut i kërkuan disa sqarime shtesë
për dokumentin dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të afërt me këtë
komunë, ku edhe u mirëpritën nga përfaqësuesit e Hanit të Elezit. Në pjesën e
fundit, u shpjeguan edhe njëherë këto dokumente dhe procedura se si këto dokumente
(draft PZHK-ja dhe draft VSM-ja) do të dërgohen në MMPH për pëlqim dhe përfundimisht
të miratohen nga Komuna e Hanit të Elezit.