Lajme dhe Ngjarje
Komuna e Pejës konsultohet me akterët për rregullimin e qendrës së qytetit
Ekipa e UN-HABITAT/ MuSPP-it në bashkëpunim me Komunën e
Pejës dhe kompaninë private Urban Plus, e angazhuar në hartimin e planit
regullativ të qendrës së qytetit, organizuan një takim konsultues me 23 Tetor,
me komunitetin lokal, pronarët e bizeneseve dhe më ekspertët komunalë. Ky takim
u organizua me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje urbane për Sheshin
Skenderbeu, si pjesë e propozuar për projektin investues capital e që është në
përputhje me planin rregullativ për qendrën e qytetit.
Përmirësimi i hapësirës publike në këtë shesh do të bashkëfinancohet
nga UN-HABITAT-i si project i investimit capital. Në përputhje me rekomandimet
e dala nga PZHK/PZHU-ja e Pejës që tani më është aprovuar, ky projekt ka si qëllim
të krijojë hapësira të qasshme për njerëzit dhe ta optimizojë shfrytëzimin e
hapësirave publike, përmes promovimit të transportit jomotorik, ecjes dhe
çiklizmit.
Z. Modest Gashi, përfaqësues i Komunës së Pejës, në fjalën
hyrëse e përmendi rëndësinë e këtij projekti, dhe ndikimin e tij në përmirësimin
e hapësirave publike, derisa ekipa e MuSPP-it, në komunën e Pejës e shpjegoi
arsyen e procesit të hartimit të projektit.
Teknika e përdorur i inkurajoi të pranishmit të komentojnë
dhe ti shprehin idetë e tyre për përparësitë/mundësitë
dhe rreziqet/dobësitë e kësaj zone.
Aspekte të ndryshme të zonës u analizuan, siç është rasti
me transportin dhe lëvizshmërinë, atraktivitetin, zonat e gjelbra, dhe këto
rezultate e dhanë një fond të çmuar për disenjimin e zonës. Përveç kësaj, pjesëmarrësit
e nënvizuan rrezikun nga vërshimet të cilat do të mund ta prekin këtë zonë.
Propozimet e dala nga ky takim do të përdoren për
disejnimin e skenarit urban, por në të njejtën kohë ky projekt propozim do të
jetë në vijë me Planin Rregullativ Urban. Ky takim do të pasohet, nga një takim
tjetër me komunitetin lokal me qëllim të prezentimit dhe diskutimit të project
propozimit për dizajnin urban.