Lajme dhe Ngjarje
Konferenca mbi Gjendjen e tanishme të planeve zhvillimore komunale dhe urbane në Kosovë: shembulli I Pejës
Peja është komuna e parë në Kosovë me Planin Zhvillimor Urban dhe Planin Zhvillimor Komunal të aprovuar dhe të cilët janë në harmoni me Ligjin për Planifikim Hapësinor.
Më 19 Prill 2007, komuna e Pejës në bashkëpunim me UN-HABITAT-in organizuan një konferencë për të prezantuar gjendjen e tanishme të procesit të planifikimit, strategjinë për zbatimin e planeve si laneve zhvillimore komunale dhe urbane në Kosovë: shembulli I Pejës.
Qëllimi I konfererencës ishte të diskutohet gjendja e tanishme planeve zhvillimore komunale dhe urbane në të gjitha komunaat e Kosovës, me theks të veçantë të planit tani të aprovuar të Pejës, si shembull për përmbajtjen e tij, procesin, strategjinë e zbatimit të planeve si dhe mësimet e nxjerra nga ky process.
Mësimet e nxjerra mund të jenë të dobishme për komunat tjera të cilat janë në proces të hartimit të planeve si dhe atyre që ende nuk kanë filluar ti hartojnë ato.