Lajme dhe Ngjarje

Konferenca rajonale: Për të Drejtën e Fuqizuar ndaj një Qyteti për të Gjithë duke përmirësuar hapësirën publike dhe sigurinë urbane në Ballkan

Më 6-7 dhjetor 2017, UN-Habitat dhe UN Women organizuan së bashku një konferencë rajonale ‘Për të Drejtën e Fuqizuar ndaj një qyteti për të gjithë duke përmirësuar hapësirën publike dhe sigurinë urbane’ të mbajtur në Shkup, Maqedoni. Konferenca iu ofroi mundësinë pjesëmarrësve prezantimin e praktikave më të mira rajonale dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht diskutime rreth përmirësimit të hapësirës publike dhe sigurisë urbane në Ballkan, me fokus të veçantë për gratë dhe vajzat. Pjesëmarrësit theksuan nevojën urgjente për qasje gjithëpërfshirëse, të integruar dhe të ndjeshme ndaj çështjes gjinore në sigurinë urbane, dizajnin, planifikimin dhe menaxhimin e hapësirës publike.

Në këtë konferencë morën pjesë mbi 80 pjesëmarrës nga 8 vende, dhe nga sektorë dhe nivele të ndryshme të qeverisjes; përfshirë përfaqësuesit kryesor nga qeveritë qendrore, komunat, policia, universitetet dhe organizatat e shoqërisë civile. Prezantuesit nga Prishtina, Shkupi, Beogradi, Parisi, Bolonja dhe Delhi paraqitën projekte inovative të kohës së fundit dhe praktikat më të mira që kanë përqafuar qasje gjithëpërfshirëse në zhvillimin dhe menaxhimin e hapërsirës publike. Është shikuar roli i profileve të hapësirave publike dhe manualeve të dizajnit urban në zhvillimin e politikave të informuara për tërë qytetin që adresojnë në mënyrë efikase sigurinë urbane nëpërmjet rasteve studimore rajonale dhe ndërkombëtare. Një përfaqësuese nga komuna e Prishtinës prezantoi profilin e hapësirës publike të Prishtinës, i cili ishte përfunduar si pjesë e projektit e “E Drejta mbi Qytetin”. Prezantuesit gjithashtu shfaqën në detaje përvojat e Manualit të Dizajnit Urban të Beogradit dhe Udhëzuesin e Parisit për Krahasimin e Hapësirave Publike dhe Gjinisë.

Mënyra e përmirësimit të raportimit dhe reagimit ngaj ngacmimit dhe dhunës në hapësirat publike ishte një nga tjerat çështje kryesore që u adresuan. Girls Coding Kosova, REACTOR dhe Safetipin përshkruan tri platforma të ndryshme mobile të raportimit për ngacmim seksual që janë zhvilluar për Prishtinën, Shkupin dhe Delhin. Prezantuesit demonstruan se si funksionojnë këto aplikacione për rritjen e sigurisë urbane në hapësirat publike dhe ofruan pikat interesante krahasimi ndërmjet modeleve të ndryshme. Policia e Kosovës shpalosi se si transferimi i platformës WalkFreely tek policia në Prishtinë do të përmirësojë konkretisht aftësinë e policisë për reagim ndaj rasteve të ngacmimit dhe dhunës në hapësira publike.

Dita e dytë e konferecës ofroi një platformë shkëmbimi shumë-akterësh me qëllim të përcaktimit të prioriteteve të përbashkëta dhe nxjerrjen e rekomandimeve për përmirësimin e performancës së qyteteve drejt arritjes së hapësirave publike të qasshme dhe barazisë gjinore, siç përcaktohet në kuadër të Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm. Pjesëmarrësit formuan grupe që u fokusuan në planifikimin dhe menaxhimin e hapësirave publike dhe koalicionet ndër-institucionale. Një nga prioritetet që u nënvizua nga pjesëmarrësit ishte nevoja për rritje të pjesëmarrjes së grave gjatë procesit të planifikimit të hapësirave publike urbane, nga niveli i komuniteti deri tek ai i vendimmarrjes.

Konferenca rajonale është pjesë e një projekti që realizohet nga UN-Habitat Kosovë, UN Women Kosovë dhe UN-Women Maqedoni. Projekti “E Drejta mbi Qytetin” ka për qëllim të përmirësojë të drejtën mbi qytetin për të gjithë duke zvogëluar pabarazitë gjinore në qasje në hapësirat publike. Ky projekt ndërtohet mbi partneritetet me pushtetet lokale, mekanizmat e barazisë gjinore, universitetet, organet për zbatimin e ligjit dhe iniciativat kryesore të shoqërisë civile për të drejtat e grave.

Pas konferencës, në janar të vitit 2018 do të filloj “Shqyrtimi i sigurisë për gratë në Prishtinë” dhe zhvillimi i profilit të hapësirës publike të Shkupit si pjesë e Projektit “E Drejta mbi Qytetin”. Për më tepër, në bazë të diskutimeve në konferencë do të ndiqet mundësia për zgjerimin e projektit në një program rajonal ku do të përfshihen Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria. Për përditësime të mëtejshme, ju lutemi ndiqni faqen Block by Block Prishtina në Facebook:

https://www.facebook.com/BllokpasBlloku/

UN-Habitat Kosovë falënderon projektin Bllok pas Blloku, UN Women Kosovë dhe UN Women Maqedoni për mbështetjen e konferencës si dhe Projektin “E Drejta mbi Qytetin”.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje