Në kuader të Programit të Mbeshtetjes së Planifikimit Hapesinor Komunal (MuSPP), UN-Habitat-i dhe Komuna e Ferizajt kanë bashkfinancuar..." />

Lajme dhe Ngjarje

Konkursi ndërkombëtar për Projektin ideor të Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj

 
Detyra projektuese

Hyrje

Ferizaj është një qytet që ndodhet rreth 40Km në jug të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Karakteri specifik i këtij qyteti është se është i vendosur në aksin e rëndësishëm rrugor dhe hekurudhor në mes Prishtinës dhe Shkupit, dhe stacioni i trenit është vendi me i frekuentuar në qendër të qytetit. Ky qytet në fakt edhe është zhvilluar duke iu falënderuar stacionit të hekurudhës që mund të shihet edhe në Logon e Komunës. Sido që të jetë në ditët e sotme qytetarët nuk e shohin hekurudhën si përparësi por ajo më tepër identifikohet si një pengesë e papranueshme që shkakton zhurmë të madhe dhe aksidente serioze.

Praktikisht, stacioni i trenit në qendër të qytetit mundëson ndërlidhjen e drejtpërdrejt të qytetit me rrjetin lokal dhe ndërkombëtar hekurudhor si dhe  mundëson sistem të transportit publik, të rehatshëm, të shpejtë dhe të sigurt me ndërlidhje të mirë me qytetet kryesore, duke mundësuar hapësirë për zhvillimin e bizneseve të shumta.

Në komunën e Ferizajt, ka shumë çështje urgjente për stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe stimulimin e biznesit, aktiviteteve komerciale dhe industriale që prodhojnë mundësi punësimi, dhe re-eksploatimin e hekurudhës. Përveç kësaj, ekziston edhe stacioni i autobusëve në afërsi të stacionit hekurudhor me funksionim të mirë te vijave lokale dhe ndërkombëtare, por që nuk ka ndërlidhje të mirë me stacionin hekurudhor. Komuna dhe UN-HABITAT-i kanë iniciuar një grup punues për transportin publik, për të diskutuar çështjet e këtij transporti në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Post-telekomunikacionit, Hekurudhat e Kosovës, Shërbimin regjional Policor dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjatë diskutimeve brenda këtij grupi, koncepti i “Projektit të Qendrës së Mobilitetit (Lëvizshmërisë)” që integron stacionin e trenit dhe stacionin e autobusëve (për qarkullim të brendshëm dhe të jashtëm), është përmendur si mundësi e përmirësimit funksional të transportit në Ferizaj, si NYJE kryesore e transportit në nivel të Kosovës. Projekti  gjithashtu duhet të ndërlidhet me regjenerimin e qendrës së qytetit që ofron hapësira atraktive publike dhe të biznesit.

Kjo ide iu është paraqitur edhe qytetarëve gjatë procesit të përgatitjes së Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban (PZHK/PZHU) që përcakton të ardhmen e qytetit. Përfaqësuesit e qytetarëve gjithashtu kanë përmendur domosdoshmërinë e përmirësimit të Hekurudhës dhe qendrës së qytetit. Për më tepër edhe komuniteti i biznesit është po ashtu i interesuar të investojë në projektet e përbashkëta me sektorin publik (Partneriteti Publik-Privat), nëse këto investime do të ishin të rëndësishme për qytetin dhe përfituese për aktivitetin e tyre të biznesit, edhe pse komuniteti i biznesit i ka paraqitur disa brenga ne ketë drejtim.  Aktualisht, në parim për konceptin e “Qendrës së Mobilitetit” është dhëne pëlqim nga Kryetari i Komunës dhe Asambleja Komunale.

Komuna e Ferizajt ka vendosur të promovojë përmirësimin e qendrës së qytetit dhe “Karta Urbane e Qendrës se qytetit të Ferizajt” është hartuar për të mundësuar kuptueshmëri të gjerë për hapat e rëndësishëm të ndryshimit, p.sh. ekonomik, social dhe  klimën mjedisore për të ardhmen e qëndrueshme te Ferizajt. Që kjo të behët realitet, nevojiten parime të qarta për faktorët specifik që krijojnë kontekstin e të ardhmes së qytetit, p.sh. Rrugët, Komunikacioni, Qendra e Mobilitetit, Shfrytëzimi i Tokës, Hapësirat Publike dhe Gjelbërimi. 

“Karta Urbane e Qëndresë së Qytetit të Ferizajt” është përgatitur në bashkëpunim me UN-HABITAT-in, Hekurudhat e Kosovës, Ministrinë e Transportit dhe Post-telekomunikacionit, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Shoqatën e Transportuesve privat, si pjesëmarrës kryesor në zbatimin e projektit.

Përmbledhje e Shkurtër

Komuna e Ferizajt propozon “Konkursin ndërkombëtar për zgjedhje ideore” për të realizuar Projektin e Qendrës së Mobilitetit. UN-HABITAT-i në  Kosovë, bën bashkëfinancimin e projektit dhe do ta mbështes realizimin e tij gjatë terë procesit. 
Konkursi do të organizohet me qëllim të gjetjes së zgjedhjeve për përmirësim pragmatik dhe të qëndrueshëm që bazohet në “Kartën Urbane të qendrës së qytetit të Ferizajt”. Komuna ka përcaktuar veprimet dhe hapësirën për përgatitjen e projektit ideor për “Qendrën e Mobilitetit”.

Ky konkurs mëton të krijojë vizionin e të ardhmes së qendrës së qytetit të  Ferizajt, veçanërisht është i rëndësishëm ndryshimi i klimës ekonomike të qytetit me shfrytëzimin e Stacionit të Trenit dhe atij të Autobusëve, si  Nyje rajonale e transportit Publik.
Kështu që kërkohet hartimi paraprak i planit të “Qendrës së Mobilitetit” në zonën e qendrës, ku kryesisht përfshihet rrethina e Stacionit Hekurudhor, për të propozuar përmirësim pragmatik dhe të qëndrueshëm për qytetin.

Zona e Projektit

Zona e projektit është përcaktuar si “Zonë e Veprimit” dhe “Zonë qendrore (Bërthamë)” që nuk është saktësisht e limituar. Është mundësi fleksibile për të propozuar ndryshime nëse për këtë ka arsye adekuate.

Zona e veprimit (shiko file)

Kjo zonë tregon kufijtë e Ferizajt kështu qe nevojitet një projekt iveçantë për infrastrukturën në vijim:

  • Rrugët dhe trotuaret
  • Hapësirat e Lira
  • Vendkalimet dhe udhëkryqet
  • Vend Parkingjet publike
  • Pajisjet e Transportit Publik
  • Pamja e Qytetit

Zona qendrore (shiko PDF doc. /Jpg file)

Kjo zonë tregon lokacionin për zhvillimin e “Qendrës së Mobilitetit”. Kërkohen planet-vizatimet e përmbajtjes se zonës (objekteve ekzistuese). Për prezantim  duhet të përfshihen funksionet vijuese:

  • Stacioni i Trenit
  • Stacioni i Autobusëve
  • Vend-parkimi për Taksi
  • Hapësirat e Lira
  • Hapësira komerciale dhe e Biznesit
  • Vendkalimet për këmbësorë

Sa i përket stacionit të trenit, nuk duhet të përfshihet stacioni i mallrave (me ngarkim-zbarkimin). Gjithashtu jo domosdoshmërish as stacioni i Autobusëve dhe i Taksive, për arsye se ka mundësi që të behët një stacion tjetër jashtë qendrës së qytetit me arsyetime adekuate.

Kriteret

Për të pasur gjasat më të mira për sukses, është e nevojshme që projekti t’I plotësoj kriteret e mëposhtme:

Ekonomike

  • Projekti duhet të ketë mundësinë e rritjes që e përcjell zhvillimin e qytetit
  • Projekti duhet të përfshijë zhvillimin e pasurisë  pronësore, e cila mund të rrisë investimet publike.   
  • Teknologjia e përzgjedhur duhet të ketë kosto efektive.
  • Hekurudha, trenat dhe sherbimet tjera duhet të kenë kushte shume te mira  të operimit (qarkullimit)

Sociale

  • Projekti duhet të ndërlidhë në mënyrë të efektshme dy anët e qytetit
  • Projekti duhet të krijoj hapësira të ndryshme publike për të gjithë
  • Zhvillimi i pjesës se Projektit  ne pronësi private duhet të ketë shumëllojshmëri sociale

Mjedisore

  • Projekti duhet të ketë efikasitet energjetik: Ndriçim natyror dhe menaxhim të temperaturave.
  • Projekti duhet të ketë efektivitet në furnizimin me ujë: Përdorimi i ujërave të shiut për ujitjen e zonave të gjelbëruara etj.
  • Projekti duhet të ketë bio-diversitet: të krijoj biotipe për lloje të ndryshme të florës dhe faunës (te karakterit lokal).
  • Projekti duhet të ketë emetim të ulët: Zhurmë të ulët, ndotje të ulët të ajrit, ndotje të ulët të ujit, etj.
Parakushtet

Principet fundamentale për përmirësimin e Qendrës së Qytetit janë përshkruar në “Kartën Urbane të qendrës së qytetit të Ferizajt”, që janë diskutuar me pjesëmarrësit në proces. Secili propozim duhet të plotësojë parimet fundamentale të cilat janë cekur në dokument, sido që të jetë jo rreptësishtë të kufizuara në kushtet e konkursit. Shkalla e fleksibilitetit është e lejueshme nëse mbështetet me arsyetime adekuate. 

“Karta Urbane e Qendrës së Qytetit të Ferizajt” (shiko PDF doc /Jpg file)

Kohëzgjatja

Periudha për konkurrim            17 Nëntor 2007 - 17 Mars 2008

Çmimi i konkursit

Rezultatet finale do të përcaktohen nga Komisioni Përzgjedhës. Komuna ka mundësi ta marrë parasysh projektin ideor për ta zbatuar dhe kjo do të kërkoj diskutime të mëtutjeshme.

Çmimi i 1rë (1 propozim)            7,000 Euro

Çmimi i 2të (1 propozim)            3,000 Euro

Çmimi i 3të (1 propozim)            2,000 Euro

Komisioni Përzgjedhës

Për të udhëhequr konkursin dhe zbatimin e mëtutjeshëm të projektit, “Komisioni Përzgjedhës” është krijuar në bashkëpunim me të gjithë faktorët relevant (pjesëmarrësit kryesorë) Ky grup do të  vendos për rezultatet përfundimtare, i këshilluar edhe nga “Juria Teknike (Profesionale)”.

Juria teknike (Profesionale)

Anëtarët e kësaj Jurie janë njerëz me aftësi të mirënjohura profesionale në lëmin e planifikimit Hapësinor dhe Arkitekturës. Kjo Juri ka për detyre t’u jap këshilla teknike (profesionale) Komisionit përzgjedhës gjatë procesit te konkursit.

Projektimi ose Ideja për Dorëzim

Projektimi dhe idetë duhet të përgatitën në formatin “A1” për prezantim. Propozimi kërkohet të përmbajë të paktën këto:

Zona e Veprimit

  • Paraqitja gjithëpërfshirëse e zonës
  • Paraqitja e rrugës kryesore
  • Kontrolli i Trafikut
  • Menaxhimi i Transportit Publik
  • Faza e Implementimit (zbatimit)

Zona Qendrore

  • Paraqitja gjithëpërfshirëse e zonës
  • Stabilimentet e Qendrës së Mobilitetit
  • (Plani i Ndërtimit/ Stacioni i Autobusëve/ Vend-parkimi për Taksi/
    Stacioni i trenit/ Kryqëzimet / Paraqitja e pamjeve/ Lëvizshmëria e njerëzve)
  • Menaxhimi i Transportit Publik
  • Faza e Implementimit (zbatimit)
Dorëzimi i propozimeve

As një indikacion për palën që dorëzon propozimin nuk duhet të paraqitet në dokumentin e propozuar, as në kopjen “e fortë” as në atë digjitale. Formulari i aplikimit duhet të plotësohet me të gjitha detaljet për kontakte të derguesit dhe duhet t’i bashkangjitet projekt-propozimit. 

Propozimet e poshtëshenuara nuk do të merren në konsiderim:

  • Propozimet e derguara pa formularin për aplikim të kompletuar dhe të nënshkruar
  • Propozimet me emra apo Logo në dokumentin e projekt propozimit
  • Propozimet e arritura në zyrën e UN-HABITAT (Kosovë), pas datës 17 Mars 2008

Propozimet duhet të dorwzohen në adresën e regjistruar të zyrës së UN- HABITAT-it tw Kosovës:

UN – HABITAT Kosovo Nazim Gafurri Street 33, Top Floor
10000 Prishtinë, Kosovë

Permes:

  • Kopjes së Fortë, në mbeshtjellës të mbyllur, ose
  • Kopje të butë (kopje elektronike) me shenime dhe të dhëna digjitale në CD, në pliko të mbyllur. Të dhënat digjitale duhet të dërgohen vetëm në këto formate: PDF, TIFF, BMP or JPG

Në të dyja rastet plikot (mbeshtjellësi) duhet të nënvizohen qartë me verejtjen:

“MOS E HAP - Konkurs nderkombëtar për projektin ideor të Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj”

Gjithashtu ju perkujtojmë se propozimet e dorëzuara nuk kthehen. Derguesi/aplikuesi duhet të mbajë një kopje për vehte për referencat e mëvonshme.

Informata qe mund të ju referoheni:

Formulari i Aplikimit (shiko fajllin)

Detyra Projektuese për Konkursin e projektit ideor (shiko fajllin)

Karta Urbane e Qendrës së Qytetit të Ferizajt (shiko fajllin)

“Plani Hapësinor i Kosovës” (shiko fajllin PDF  /Jpg )

“Plani Zhvillimor Komunal” (në përgatitje e sipër)

“Plani Zhvillimor Urban” (në përgatitje e sipër)

“Foto të zonës/video”

Zona Urbane (1) (2)

Zona e Veprimit (3-1) (3-2)

Zona e Qendrës (4-1) (4-2) (4-3) (4-4) (4-5) (4-6) (4-7)

'Harta Kadastrale” (shiko fajllin PDF /Jpg)

“Shfrytëzimi iNdërtesave në zonën e veprimit” (shiko fajllin PDF /Jpg)

“Lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve në zonën e Veprimit” (shiko fajllin Jpg)

“Operimi i trenit” (shiko Excel dokumentin)

Operimi i autobusëve” (shiko Excel dokumentin)

“Operimi i taksive” (shiko Excel dokumentin)

Linqet (Faqet referuese)

United Nations Interim Administration Mission in Kosovo

Kuvendi i Kosovës

Hekurudhat e Kosovës

UN-HABITAT Kosovo

OSBE Misioni në Kosovë

Adresat kontaktuese

Zyra e UN-Habitat-it Prishtinë:
Rr.Nazim Gafurri 33, 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel +381 38 517 560 (Dalja 100)
competition@unhabitat-kosovo.org
 



Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje