Lajme dhe Ngjarje

Kosova feston Ditën Botërore të Habitat-it

Motoja e Ditës Botërore të Habitatit këtë vit "Ndryshojmë qytete, krijojmë Mundësi" bëri që programi i mbështetjes së planifikimit hapësinor komunal i implementuar nga UN-Habitat-i dhe financuar nga Suedia, ta shënojë këtë ditë në dy mënyra të ndryshme: përmes një turi me biçikletë duke promovuar transportin e pa-motorizuar dhe përmes një seminari mbi konceptet e reja të planifikimit.

Qëllimi i këtij seminari ishte që të sjellë së bashku përfaqësues të qeverisë në nivel qendror dhe lokal nga të gjitha komunat e Kosovës, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, donatorët, shoqërinë civile, profesionistë në planifikim dhe media, për të diskutuar trendet dhe sfidat e qyteteve të Kosovës. Seminari u hap me fjalimet e përfaqësuesve të nivelit të lartë të qeverisë dhe të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, duke përfshirë: Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin të Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, Zëvendësministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Shpëtim Rudi, Konzullin e Ambasadës së Suedisë, znj Maria Melbing, Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara, znj. Osnat Lubrani dhe nikoqiren e këtij evenimenti Shefen e UN-Habitatit në Kosovë, znj Krystyna Galezia. Fjalimet e rastit nga përfaqësues të nivelit të lartë i dhanë një pasqyrë të situatës aktuale dhe sfidave të qyteteve të Kosovës në raport me sfidat e qyteteve në mbarë botën. Transmetimi i fjalimit të Drejtorit Ekzekutiv, Dr Joan Clos, përcolli mesazhin tek publiku se pse tema, Ndryshimi Qyteteve, Ndërtimi i Mundësive, ishte përzgjedhur për Ditën Botërore të Habitatit 2012. Ai deklaroi se "për shkak të kërkesës tonë për të përmirësuar qytetet dhe të ofrojmë shërbime më të mira dhe mundësi për popullatën urbane në rritje është më urgjente se kurrë në tërë botën ".

Ngjarja vazhdoi me prezantimin nga ana e nënkryetarit të Organizatës Ndërkombëtare të Planerëve të Qyteteteve dhe Ragjioneve (IsoCaRP), znj. Shipra Narang Suri, e cila prezantoi: përzierja e qyteteve, rizbulimi i planifikimit - Ndërtesa përfshirëse qytete të qëndrueshme dhe elastike. Ky prezantim dha një pasqyrë dhe shembuj të ndryshëm rreth botës për adaptimin e qyteteve në lidhje me trendet globale dhe sfidat.

Në një prezantim të përbashkët, ekipet e MuSPP-it dhe të trashëgimisë kulturore pa Kufij (CHwB) u përqendrua në përfshirjen e trashëgimisë kulturore në planifikimin urban, prezantuar më herët në Forumit Urban në Napoli.

Drejtori i Departamentit të Planifikimit Hapësinor në kuadër të Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Z. Agim Radoniqi, vuri në dukje sfidat e veçanta të qyteteve të Kosovës të cilat ballafaqohen me një rritje të shpejtë, pavarësisht shifrave zyrtare duke thënë se 61 për qind e popullsisë së Kosovës vazhdon të jetojë në zonat rurale. Lëvizja drejt qyteteve të çon në migrimin e popullatës nga fshati në qytet në kërkim të vendeve të punës dhe si pasojë ndodhë një urbanizim i shpejtë në Kosovës ku si rezultat kemi vendbanime joformale dhe zhvillim të pakontrolluar.

Këto prezantime ishin baza për diskutimin që pasoi. Panelistët, anëtarët e akademisë, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe profesionistë të pavarur adresuan sfidat kryesore të planifikimit të cilat përfshijnë ndryshime ligjore që ndikojnë në sistemin e planifikimit, mungesa e arsimit të lartë sidomos në planifikimin dhe mungesa e pronës komunale të cilat kryesisht janë arsyeja pse planet janë shpesh të neglizhuar dhe nuk shërbejnë si një mjet udhëzues për zhvillim.

Ngjarja përfundoi me angazhimin e fortë të pjesëmarrësve për të vazhduar debatin për zhvillimet urbane në të ardhmen.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje