Lajme dhe Ngjarje

Krjimi i imazhit të ri për Ferizajn, imazh i cili nesër do të jetë pjesë e identitetit për Ferizajin e ri

“Ferizaj, qytet atraktiv me zhvillim dinamik; Treminal rajonal; Qytet i hapur me perspektivë; Urë e komunikimeve ekonomike, tregtare dhe kulturore; Portë për vargmalet, aty ku bifurkacioni fton për rekreacion; Qytet integrues në mes kryeqytetesh; Vend ku promovohet potenciali investues I qytetarëve, ku jetohet denjësisht në mjedis ekologjik”- është deklarata finale e zhvilluar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe prezantuar kryetarit të komunës më 23 prill 2007.

Deklarata vie si rezultat i punës së bërë nga shoqëria civile, komuniteti i biznesit dhe mediat në bashkëpunim të ngushtë me profesionistët, gjatë punëtorisë 3 ditore të vizionimit e cila u mbajt në Ohër e që kishte për synim zhvillimin e vizionit të përbashkët për zhvillimin e ardhshëm të Ferizajt.

“Ne u bindëm se qyteti ynë kishte nevojë për rimodelim, një këndvështrim dhe trajtim tjetër, për një vizion tjetër. Ne do të ishim të kënaqur nëse kemi arritur të krijojmë një parafytyrim më shumë për qytetin tonë, do të ishim të lumtur poqese ai parafytyrim nesër bëhet pjesë e identitetit të Ferizajt të ri” tha Afrim Demiri, njëri nga pjesëmarrësit në punëtori.

Punëtoria rezultoi me zotimin e vendimarrësve të komunës se do të integronin rezultatet e punëtorisë në Planin Zhvillimor Komunal si dhe do të involvojnë shoqërinë civile në zbatimin e planit.

Një raport më i gjerë mbi punëtorinë e vizionimit do të publikohet më vonë.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje