Lajme dhe Ngjarje

Kuvendi Komunal i Graçanicës miraton Planin Zhvillimor Komunal 2014- 2029+

 

Pas marrjës së pëlqimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), në përmbushjen e kërkesave që rrjedhin nga Ligji nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor dhe Ligji nr. 03/L-230 për Vlerësim Strategjik Mjedisor, Kuvendi Komunal i Graçanicës ka miratuar Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) më 23 qershor, 2014.

PZHK i Graçanicës:

-          merr parasysh kushtet ekzistuese, problemet, dhe burimeve në dispozicion për zhvillim; duke shikuar çështjet sociale, ekonomike dhe mjedisore të komunës në tërësi;

-          integron dhe koordinon planet sektoriale dhe përshtat burimet dhe kapacitetet e komunës me zbatimin e tij; dhe

-          siguron një kornizë të përgjithshme dhe një udhëzues për zhvillim të ardhshëm afatgjatë, dhe për koordinimin e punës së administratës lokale në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunë.

Të dy dokumentet, PZHK dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM), janë hartuar me mbështetje të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (PPHK), implementuar nga UN-Habitat-i dhe financuar nga Swedish Development Cooperation.

Procesi i hartimit të PZHK dhe VSM ishte implementuar paralelisht me komponentën e trajnimit dhe ndërtimit të kapaciteteve të PPHK/ UN-Habitat-it, përmes bashkëpunimit dhe ndihmesës së përditshme për stafin komunal në punë, në komunë, si dhe vizita, udhëtime studimore, takime, punëtori dhe ngjarje të tjera, të cilat në fund kane rezultuar me rritje të kapaciteteve dhe forcimin institucional për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë që ndërlidhen me planifikimin hapësinor.

I tërë procesi gjithashtu ka rritur transparencën në proceset e vendimmarrjes nëpërmjet një sërë takimesh publike dhe konsultime me grupet të interesit që përfaqësojnë institucione publike, organizata joqeveritare, biznese, media dhe komunitetin në përgjithësi; të cilat, në të njëjtën kohë, kanë ngritur vetëdijen e aktorëve në fjalë në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm.

Kjo ngjarje shënon vitin e tretë të mbështetjes së planifikimit hapësinor nga PPHK/ UN-Habitat-i në Komunën e Graçanicës.

 

Komuna e Graçanicës- Planit Zhvillimor Komunal 2014- 2029+

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje