Lajme dhe Ngjarje

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit miraton Planin Detal Urban (PDU) të Qendrës dhe të Lagjes së Parkut

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit në mbledhjen e tij të dytë të mbajtur këtë vit më 27 shkurt 2014, miratoi Planin Detal Urban ( PDU ) për Qendrën dhe Lagjen e Parkut. Plani është hartuar nga Departamenti i Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ( DUKMM ) brenda komunës, me mbështetjen profesionale të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), implementuar nga UN-Habitat-i dhe financuar nga organizata suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim (Swedish Development Cooperation).  Plani synon të drejtojë zhvillimin brenda zonës duke siguruar ofrimin e integruar të rrugëve dmth infrastrukturës, sistemin e ujërave të zeza, si dhe inkurajimin e përdorimit të mënyrave jo të motorizuara të transportit. Plani është hartuar në mënyrë gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesit gjatë gjithë procesit.
Plani u prezantua para anëtarëve të kuvendit komunal nga një zyrtar i planifikimit brenda departamentit, Z. Durim Dernjani, i cili bëri një përmbledhje të përmbajtjes së planit me theks të veçantë në shfrytëzimin e tokës dhe tipologjitë e ndërtimit. Prezantimi u pasua nga disa sqarime shtesë të dhëna nga drejtori i departamentit DUKMM brenda komunës, Z. Miqail Vila, i cili më tej theksoi rëndësinë e planit i cili kontribuon në përmirësimin e aspektit ekonomik, social dhe mjedisor të zonës.
Prezantimi nxiti diskutim për ndërtimet joformale, rrugët publike dhe shumë çështje të tjera në kuadër të zonës, të cilat ishin sqaruar nga anëtarët e ekipit të planifikimit brenda komunës për deputetët e Kuvendit. Përveç kësaj, Z. Sami Stagova, zyrtar i programit MuSPP, theksoi karakteristikat unike të Planit detal urbanistik që ishin përfshirë në plan, bazuar në karakteristikat e e qytezave të vogla si Hani i Elezit. Gjatë diskutimit ai vuri në pah karakteristikat për mbrojtjen dhe promovimin e hapësirave publike të tilla si: themelimi të infrastrukturës së gjelbër, fleksibiliteti i përdorimit të tokës dhe tipologjia e ndërtimit, si dhe shfrytëzimi i ish pronave - ushtarake .
Pas identifikimit dhe vlerësimit të planit të propozuar, të gjithë deputetët e Kuvendit u pajtuan që komuna tani duhet të përqendrohet në implementimin e këtij Plani, për shkak të rëndësisë së rregullimit të qendrës së qytetit . Plani Detal Urbanistik për Qendrën dhe Lagjen e Parkut - Hani i Elezit, me disa ndërhyrje të vogla, u miratua unanimisht. Anëtarët e kuvendit komunal shprehën mirënjohjen e tyre ndaj programit MuSPP të UN-Habitatit për mbështetjen e Komunës së Hanit të Elezit në aspektin e planifikimit.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje